osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Zaganjori te Bashkim Dedja, kush janë 5 gjyqtarët ‘VIP’ që SHBA-BE i do me çdo kusht jashtë drejtësisë

Nga Zaganjori te Bashkim Dedja, kush janë 5 gjyqtarët ‘VIP’ që SHBA-BE i do me çdo kusht jashtë drejtësisë

Ka shkuar në pesë numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilës sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk duhet të shërbejnë më në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Përpos kryetarit të Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka propozuar përjashtimin nga drejtësia edhe të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentian Medja, gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe të prokurorit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për gjyqtarin Artur Malaj. Sipas ONM, Malaj nuk meriton të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pasi nuk është i besueshëm në justifikimin e pasurisë. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit arrin në konkluzionin se subjekti i kontrolluar nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale. Në këtë mënyrë, nuk përputhjet me kushtet e nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016. Për sa më sipër OMN rekomandon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 62, datë 3.8.2018”, thuhet në rekomandimin e ONM.

Ndërkaq, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të 7 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi përfundimtar për fatin e 12 subjekteve të drejtësisë do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendimet të cilit janë të formës së prerë.

Komisioneri Publik
Në një linjë me ONM, edhe Komisioneri Publik thotë se arsyetimi i KPK është kontradiktor dhe se gjyqtari Malaj nuk e ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm pasuritë. Për rrjedhojë, Komisioneri Publik, bazuar edhe në rekomandimin e ONM, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rrëzimin e vendimit të KPK si dhe shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. “Komisioneri Publik konstaton se në arritjen e përfundimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm. Komisioneri Publik, referuar provave dhe gjetjeve nga hetimi administrativ në raport me dokumentet dhe pretendimet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, çmon se ky i fundit për kriterin e kontrollit të pasurisë nuk ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm pasuritë, nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në pikën 4, të nenit 32, të ligjit 84/2016, si dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e parashikimeve të pikës 5, të nenit D, të aneksit të Kushtetutës, ndaj kundër tij zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit”, thuhet në ankimim.

Mospërputhjet
Komisioneri Publik thotë se ka mospërputhje në deklarimet e gjyqtarit Malaj për pasuri të njëjta. “Në Deklaratën“Vetting”, subjekti ka deklaruar: Apartament banimi me sipërfaqe 106.7 m2, me vleftë 5.000.000 lekë. Pjesët takuese 50% me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: kredi me vlerën 5.000.000 lekë. Në deklaratën periodike të vitit 2005, subjekti ka deklaruar: Prenotim apartamenti me sipërfaqe rreth 102 m2, me vleftë rreth 55.000 euro”, thuhet në ankimim. Sipas Komisionerit subjekti nuk i justifikon këstet për shlyerjen e këtij apartamenti. “Referuar kontratës së sipërmarrjes së datës ***.5.2005, nenit 4, ku përcaktohen modalitetet e pagesës, thuhet se: “…kësti i parë në vlerën 15.1308 euro u pagua sot me lidhjen e kësaj kontrate” dhe bazuar në deklarimet periodike vjetore të subjektit për vitet 2003, 2004 deri në maj 2005, subjekti i rivlerësimit z. Malaj dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura/kursime të mjaftueshme të krijuara nga burime të ligjshme për të mbuluar pagesën e këstit të parë”, thuhet në ankim.

Krerët e drejtësisë
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka arritur në konkluzionin se kryetari i Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në vend që të ishin shembull për njerëzit e tjerë të drejtësisë, kanë shkelur vetë rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Ndryshe nga vendimi i KPK, në rekomandimin për Bashkim Deden, ONM thekson se kreu i Kushtetueses nuk i është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM, Dedja duhet shkarkuar nga detyra.

“Dedja nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Duke qenë se në mënyrë të përsëritur, Dedja nuk iu është përgjigjur në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit, qëndrimi i tij nuk mund të konsiderohet si i paqëllimshëm ashtu siç e cilëson vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në rekomandimin e ONM. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton se kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Për rrjedhojë, ONM ka kërkuar ankimimin e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

“Si kryetar i Gjykatës së Larë dhe një nga zyrtarët më të lartë të gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, Zaganjori duhet të kishte respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi. Sipas asaj që u dëshmuar më lart, ai nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Për sa më sipër, ky organ rekomandon apelimin kundër vendimit të datës 24 korrik 2018 të KPK”, thuhet në rekomandim./Shqiparja

Subjektet që duhet të përjashtohen sipas ONM

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Subjektet që Komisioneri Publik kërkon të shkarkohen

1. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
2. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë
3. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
4. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë
5. Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
6. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
7. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë