osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga vaji të nxehtë në vesh, vrasja me thikë e helmi në lëng, cilat janë nuset vrasëse që tronditën vendin

Nga vaji të nxehtë në vesh, vrasja me thikë e helmi në lëng, cilat janë nuset vrasëse që tronditën vendin

Konfliktet të cilat kanë çuar nuset drejt vrasjeve të vjehrrave është rikthyer sërish në vëmendje.Ngjarja e zbuluar 3 ditë më parë ku nusja helmoi vjehrrën me helm në një gotë portokalli dhe më pas e mbyti me duar ka rikthyer historitë tronditëse të ndodhura në vendin tonë në pak vite.

NUSET

Ja disa prej rasteve më të bujshme kur nuset kanë tentuar të vrasin ose kanë vrarë vjehrrat e tyre.

Mariana Cmeta

marjana-cmeta-nusja (1)

Mariana Cmeta, 21 vjeç një vit më parë helmoi dhe më pas mbyti me duar vjehrrën e saj Lumtujire Lami.

47 vjeçarja pas konflikteve të përsëritura ishte larguar nga banesa në të cilën jetonte nusja me djalin e saj, por ky fakt nuk i ka shpëtuar asaj jetën. Ajo u vra tragjikisht pas përpjekjeve për të kërkuar ndihmë pas helmit të cilën nusja i kishte hedhur në një gotë me lëng portokalli.

Hysnie Hoxhallari

-640-0-5a982b1e2dc94

Në 28 janar të 2018-ës, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesën e tyre të përpirë nga flakët. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër. Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.

Xhemile Skuka

nuse

Legjenda urbane e vrasjes me vaj të nxehtë në vesh është realizuar në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës, por gjërat nuk shkuan ashtu siç 30-vjeçarja Xhemile Skuka kishte menduar. Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive. Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.

Sanije Tuga

Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Ornela Domi

Një krim ende i padënuar ai i vrasjes së Drita Shabës në 1997-ën. Që prej zbardhjes së ngjarjes, policia është në kërkim të Ornela Domit, nuses së të birit të viktimës, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e vjerrës së saj. Asokohe vetëm 16 vjeçe dhe me bashkëshortin e larguar në emigrim, Ornela nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj. Por një mbrëmje, Drita Shaba e gjen dyshen në dhomën e gjumit dhe e tronditur nga skena, tentoi të dalë jashtë shtëpisë. Por ajo nuk arriti ta bënte një gjë të tillë pasi u qëllua 5 herë me thikë në kraharor nga 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj dhe i dashuri i nuses. Për të mbuluar krimin, Ornela Domi inskenoi një grabitje të rreme dhe udhëzoi Xhurianin të largohej me sendet e shtrenjta që ndodheshin në shtëpi. Ngjarja e vërtetë është mësuar disa kohë më vonë, nga shoku i Xhurianit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarje dhe kërcënohej nga Xhuriani për të mos rrëfyer historinë. Të dy të dashuruarit vijojnë të jenë në arrati.