osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nga “tuhafi” Bolton, tek Liza “psikopatja”! Donald Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë

Nga “tuhafi” Bolton, tek Liza “psikopatja”! Donald Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri publike një listë njerëzish që nuk do t’i bashkohen Shtëpisë së Bardhë këtë herë.

Trump duket se ka ende shumë emra në listën e tij të “të këqijve.”

Në një postim në Truth Social të publikuar të mërkurën në mbrëmje, presidenti i ardhshëm i 47-të i Shteteve të Bashkuara identifikoi disa ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë si njerëz që vuajnë nga “Sindroma e obsesionit ndaj Trump-it” dhe kërkoi nga publiku që të mos rekomandojë kandidatë që kanë punuar më parë me ndonjërin prej tyre.

“Që sot, Administrata Trump e ardhshme ka punësuar mbi 1000 persona për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ata janë të shkëlqyer në çdo aspekt dhe do të shihni frytet e punës së tyre gjatë viteve të ardhshme,” tha Trump.

“Ne do ta BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt! Për të kursyer kohë, para dhe përpjekje, do të ishte e dobishme që të mos na dërgoni ose të mos na rekomandoni njerëz që kanë punuar me, ose janë mbështetur nga: “Amerikanët për mosprosperitet” (drejtuar nga Charles Koch), “tuhafi” John Bolton, “trupeshku” Nikki Haley, Mike Pence, luftënxitësit e pabesë Dick Cheney dhe vajza e tij, Liz “psikopatja”.

Mitt Romney, Paul Ryan, Gjeneral(?) Mark Milley, James Mattis, Mark Yesper ose çfarëdo individi tjetër që vuan nga “Sindroma e obsesionit ndaj Trump-it,” e njohur më mirë si TDS. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, vijoi ai.

Trump ka shprehur publikisht pakënaqësitë e tij ndaj të gjithë personave në listë, përfshirë ish-zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence.

Ndërkohë, të tjerë në listë, si ish-zëvendëspresidenti Dick Cheney dhe ish-senatori Mitt Romney, kanë qenë kritikë të ashpër të Trump-it dhe ndikimit të tij në Partinë Republikane. Të dy refuzuan ta mbështesnin atë në zgjedhjet e vitit 2024.

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, gjithashtu votoi kundër Trump-it në zgjedhjet e vitit 2020 dhe 2024.