Një këngë kundër presidentit amerikan Joe Biden që mban titullin “Let’s Go Brandon” është duke u renditur e para në iTunes.
Kënga e reperit Bryson Gray, “Let’s Go Brandon,” është një këngë që sjell në vëmendje largimin kaotik të amerikanëve dhe aleatëve nga Afganistani si dhe mënyrën sesi është përballuar kriza e koronavirusit dhe këndohet nga Tyson James dhe Chandler Crump.
Në videoklip Gray mban një kapele në të cilën shkruhet slogani i ish-presidentin amerikan Donald Trump “Make America Great Again” ndërsa në bluzë ka të shkruar “Shkarkoni Biden”.
Fraza me tre fjalë që përsëritet më së shumti në këngë “Let’s Go Brandon”, u bë sensacion në internet pasi një gazetar që po raportonte nga gara me makina NASCAR Xfinity, raportoi gabimisht se turmat po thërrisnin “Let’s Go Brandon” për fitoren e Brandon Broën, kur ata në të vërtetë ishin duke thërritur “F**k Joe Biden.”