Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të udhëhiqen nga Turqia. Për këtë sot do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş.…
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake. Turqia do ta marrë përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ditë më parë Bloomberg shkruan se Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake aleaten, Kosovën