Nuk çuditet askush në këtë vend pse Arta Marku është bëre tabela e qitjes e eksponenteve kryesore të opozitës, biles duke lëne si dytësore luftën politike me qeverinë! Biles pas një mesazhi në telefon djali i Fahriut e kualifikoi me sarkazem prokuroren stoike e hermetike si “Zonja nuk e di…”.
-Ajo mund ta dijë se Edi Paloka është një personazh ‘bastard’ i politikës i lidhur me eksponente të krimit të organizuar me nderhyrjen e te cilit këta kriminele kane depertuar deri ne Kuvendin e Shqiperise. Po ashtu ajo duhet ta dijë se ky Paloka i pafytyrë në pyetje e diskutim është bartës i veseve më të ulëta morale si alkoolist, përdorues droge, bixhozxhi frekuent..etj, por nuk nuk ishte as rasti dhe as tagri i saj ta thoshte. Ajo duhet ta dijë se në pozicionin e tij si nënkryetar Kuvendi z.Paloka ka integruar dhe armatosur në radhet e Gardës se Republikes si shoqërues një të dënuar në njërin nga shtetet fqinje.
Natyrisht që dhe për Flamur Nokën që godiste e mësynte pa të drejtë znj.Marku ka informacione se është një përfitues i rëndomtë milionash për shkak të detyres së tij si ish ministër. Ajo e di mire se ky Flamuri disponon një vilë te Gjiri i Lalzit të cilën e ka kamufluar në emrin e një tregtari të njohur medikamentesh!
Nuk ka sesi mos ta dijë Arta Marku se babai i Klevisit, Fahri Balliu i përfolur moralisht për marrëdhënie deri me kunatën e tij ka detyruar firma dhe individe t’i japin para gjatë 8 viteve të pushtetit të PD-së në këmbim të favoreve dhe me presion për të mbajtur flete-rrufenë e tij “55” dhe për t’u pasuruar. Natyrisht që dhe Arta e di se nga i mori 10.000 $ në muaj Klevisi për të “shkolluar” mediokritetin e tij. Deri në korrik 2013 biznesmeni Gj.A. ishte i shtrërnguar t’i dorëzonte Fahriut gjobën çdo muaj!
Pra ky është halli i këtyre opozitarëve me një Prokurorë të përkohëshme:T’i bëjnë presion e shantazh që të mund të mbrohen nga batërdite e tyre. Natyrisht që hallet më të mëdha me Arta Markun i ka ai që i ndërsen të bëjne sikerin e pacipë: Lulzim Basha. Dosjet e vjedhjeve të tij nuk ka shoshë shantazhi që të mund t’ju ndalojë dritën e së vërtetës.
Vetë z.Basha”rastësisht”ka shoferin e vet dhe njërin nga shoqëruesit të dënuar si trafikant droge. Ja pra disa fakte lehtësisht të vertetueshme që i bëjnë të pabesueshem këta çakej të opozitës teksa i drejtohen paciptesisht një zonje me moral të admirueshem profesional e njerëzor si Arta Marku. Ka plot fakte lemeritëse të cilat mund t’i dijë, por nuk i thotë Arta Marku. Nëse atë nuk e lejon tagri ligjor e etika njerëzore të prononcojë dijeni se gojët e lirisë nuk mund të mbyllen nga këta shantazhues të pafytyrë./Pamfleti