Gjatë regjimit Komunist, çdo gjë raportohej në parti, e për këtë regjimi kishte shpërndarë një rrjet informatorësh sekret në çdo cep të Shqipërisë.
Deputeti Myslim Murrizi, ka publikuar një listë, ku tregohet numri i agjentëve e spiunëve në çdo qytet të Shqipërisë, ndërsa akuzon PD se, në procesin e zgjedhjeve të brendshme, nuk është vlerësuar pastërtia e figurës së kandidatëve nga autoriteti i dosjeve te sigurimit.
Ndërkohë, në listën e publikuar, ajo që bie në sy është fakti se qyteti me numrin më të madh të agjentëve ishte Shkodra, me 7495 agjentë të infiltruar e spiunë.
Pas Shkodrës renditet Tirana me 6435 agjentë, e më pas Korça me 3850. Ndërkohë, numri më i vogël i agjentëve ishte në Skrapar, 345.
Shifrat totale sipas dokumentit
Në totali 1299 agjentë
Informatorë më baza vullnetare 4952
Informatorë me bazë patrullimi 5463
Përpunim Aktiv 2A 3450
Përpunim Paraprak 822
Kontroll Operativ 2B 12776
Kontingjenti 66060