1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Nga shërbëtor i regjimit totalitar, në i vetëshpallur hero i demokracisë

Nga shërbëtor i regjimit totalitar, në i vetëshpallur hero i demokracisë

Fakti që Sali Berisha ishte një nga dy kandidatët për postin e ministrit të Shëndetësisë në vitin 1985, me propozim të vetë Komitetit Qendror të PPSH, tregon qartë që ai ishte një figurë e besuar nga nomenklatura e regjimit komunist.

Askush që nuk ishte i lidhur ngushtë me strukturën politike dhe ideologjike të partisë nuk mund të hynte në listat e tilla. Kjo e bën paradoksale pretendimin e mëvonshëm të Berishës si lider i lindur i demokracisë, sepse ai ka qenë vetëprodukt i elitës së diktaturës.

Kandidatura për ministër është tregues i integrimit të thellë në sistemin e PPSH-së

Nuk bëhet fjalë për një thjesht “mjek të dalluar” apo një figurë teknike, por për një emër të shqyrtuar politikisht nga Drejtoria e Kuadrit dhe PPSH-ja. Kjo nënkupton se Sali Berisha kishte kaluar jo vetëm filtrat profesionalë, por edhe ata ideologjikë – një kriter thelbësor në regjimin e Hoxhës.

Prandaj, pretendimi i mëvonshëm për një rol kritik ndaj diktaturës është jo vetëm i pabazë, por edhe historikisht i rremë.

Afërsia me familjen Hoxha dhe me Hysni Kapon si simbol i privilegjit dhe përkatësisë

Përzgjedhja si mjek personal i Hysni Kapos dhe më vonë afërsia me familjen e Enver Hoxhës nuk janë çështje “rasti”, por indikatorë të besimit politik dhe përkatësisë së qartë ideologjike. Në një regjim paranoid si ai i Shqipërisë komuniste, askush nuk i afrohej lidershipit pa kaluar filtrin e bindjes totale ndaj partisë. Prandaj, kjo e bën të qartë se Berisha ishte jo një kundërshtar, por një mbështetës i sistemit.

E kaluara si pjesë e sistemit delegjitimon moralin e tranzicionit

Roli aktiv i Berishës brenda strukturave të regjimit e bën të diskutueshëm legjitimitetin moral të drejtimit të tij politik pas rënies së komunizmit. Demokracia nuk mund të ndërtohet mbi themelet e hipokrizisë historike, ku një figurë që ka qenë gati të bëhet ministër në një sistem diktatorial, më pas paraqitet si shpëtimtar i pluralizmit.

Trashëgimia e pazgjidhur e tranzicionit shqiptar

Ky dokument është një dëshmi se në Shqipëri, tranzicioni demokratik nuk nisi me një ndarje të qartë me të kaluarën, por me riqarkullimin e figurave të vjetra në rol të ri politik. Kjo është arsyeja pse korrupsioni, mungesa e drejtësisë dhe pandëshkueshmëria janë ende plagë të hapura, sepse njerëzit që mbollën frikë, sot flasin për liri./Nga Simon Hado