Nga Adriatik Doçi
Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka intensifikuar alibitë dhe justifikimet për një humbje të mundshme, e cila do të do ta linte në opozitë të paktën deri në vitin 2025.
Tre nga 7 alibitë kryesore, të cilat sinjalizojnë pasigurinë dhe parapërgatitjen e PD-së për një disfatë mundshme, lidhen me procesin e rindërtimit.
Partia Demokratike kërkoi të ndalohej procesi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, me pretendimin se ky proces do të shtojë votat në favor të mazhorancës dhe në disfavor të PD-LSI.
Madje, në 6 janar 2021, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, firmoi edhe një kallëzim penal kundër kryeministri Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakëve.
Sipas padisë më të pazakontë të bërë ndonjëherë, qeveria po shfrytëzon rindërtimin për interesa elektorale. Ditën e sotme, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, bëri një tjetër akuzës, sipas të cilës qeveria po rindërton shtëpitë e mbështetësve të saj, ndërsa militantët e PD-së po i lë në çadër.
PD-ja ka ngritur edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit procesi i rindërtimit është shtyrë qëllimisht sa më parën zgjedhjeve, për llogari votash. “Qeveria po e përdor fatkeqësinë për zgjedhje”, ka deklaruar PD.
Po gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike dega Korçë, ka pretenduar se po shihen parregullsi me listat e zgjedhësve.
Në deklaratë thuhet se “Dega e PD të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cenojnë në thelb standardet demokratike të procesit zgjedhor”.
Angazhimi i pretenduar i administratës në fushatën elektorale është një tjetër alibi e PD-së për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas përfaqësuesve të opozitës, drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të marrin të dhënat personale të prindërve të nxënësve dhe të mbledhin kartat e tyre të identitetit, për qëllime elektorale.
Përfaqësues të PD-së kanë ngritur edhe një pretendim tjetër, atë të përdorimit të aseteve shtetërore për fushatë, duke bërë edhe një kallëzim për përdorimin e helikopterit të ushtrisë për qëllime elektorale.
Në fund të vitit 2020, PD e lexoi buxhetin për vitin 2021, si një buxhet i hartua në bazë të interesave elektorale.
Ndërkaq, për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 2017, me një diferencë mbi 300 mijë vota me PD-në, Lulzim Basha përdori dosjen e 184 të Dibrës, dy vjet më vonë.
Megjithatë, një nga simbolet e kësaj dosje, Xhelal Mziun, Basha e ‘gradoi’ në krye të fushatës në Dibër, për zgjedhjet e 25 prillit 2021./shqiptarja.com