osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga “Rama ik”, tek “gjithë fajin e kanë ndërkombëtarët”

Nga “Rama ik”, tek “gjithë fajin e kanë ndërkombëtarët”

Nga Alfred Peza

Ajo që pritej, ajo që ishte paralajmëruar dhe ajo që ishte e pashmangshme, ndodhi. Opozita shqiptare pas dështimit të radhës në protestën e saj të radhës, të së shtunës së 13 prillit, po kërkon fajtorët dhe armiqtë e saj të radhës. Duke e ditur rolin, peshën, ndikimin dhe pozicionin e arbitrit të pashmangshëm në zhvillimet 30 vjeçare të historisë së Shqipërisë post komuniste, lidershipi i opozitës që në krye të herës, si para ashtu edhe në ditën e djegies së mandateve të deputetëve të saj, por edhe më pas, është pyetur nëse për këtë ishte konsultuar edhe me faktorin ndërkombëtar, apo jo!

Përgjigja ishte herë konfuze, herë me gjysëm zëri e herë pohuese por jo zëplotë, se: Po. Jemi konsultuar, por… E vetmja përgjigje zëplotë, pa ekuivoke e madje edhe me entuziazëm ka qenë: Jemi konsultuar me popullin shqiptar! Por siç u kuptua nga protesta në protestë, populli jo vetëm që nuk e ka mbështetur. Jo vetëm nuk i ka shkuar lidershipit tonë nga pas. Jo vetëm nuk e ka dëgjuar. Por as nuk e ka lejuar që të flasi në emër të tij. Ndaj edhe e ka braktisur. Eshtë kjo arësyeja se përse duke patur pjesëmarrje gjithnjë e më të vogël, protestat po bëhen dëshmpërimisht, gjithnjë e më të dhunshme.

Duke e kuptuar se nuk mjafton vetëm që të thuash “Rama ik” që ai të iki, lidershipi i opozitës sonë ka filluar të ndihet gjithnjë e më shumë i vetmuar e pa përkrahje, pa mbështetje dhe i izoluar nga ana ndërkombëtare. Javën e shkuar ishin në Shqipëri përfaqësuesit më të lartë të SHBA dhe BE, të cilët ia bënë shumë të qartë se nuk e mbështesin djegien e mandateve të deputetëve dhe i kanë bërrë thirrje që të mos e humbin për asnjë arësye, shansin për tu futur në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në kushtet kur shqiptarët i kanë braktisur, kur qeveria e Kryeministrit Edi Rama e mban të shtrirë dorën e dialogut për të bashkëpunuar në kuadrin e reformës zgjedhore. Në kushtet kur të dërguarit më të lartë të SHBA, BE dhe NATO, janë kundër çdo hapi të hedhur e çdo pretendimi të shtruar nga opozita, atëherë lidershipi i saj duket se ka ndryshuar qasje orët e fundit.

Nga “Rama ik” dhe nga “populli është me ne”, strategjia e re mediatike dhe politike e saj, është goditja e përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë. Goditje në stilin e dikurshëm ndaj ish Ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe ish Ambasadores së BE, Romana Vlahutin gjatë kohës së reformës në drejtës. Tani që opozita po kërkon fitoren e pushtetin në tavolinë për ti shpëtuar SPAK-ut dhe BKH, radhën e kanë ambasadroja e Gjermanisë dhe ai i Austrisë, për tu sulmuar. Për tu goditur. Për tu anatemuar. Për tu akuzuar dhe për tu etiketuar.

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, një ditë para protestës së opozitës, gjatë nënshkrimit të kontratës me “Komitetin Shqiptar të Helsinkit” për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: “U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.”

Këto janë qëndrimet që kanë mbajtur dhe mbajnë të gjithë ambasadorët e vendeve demokratike në Tiranë. Këto janë qëndrimet e qendrave më të rëndësishme vendimarrëse të botës euroatlantike. Këto janë edhe qëndrimet e mazhorancës qeverisëse në Shqipëri. Sepse këto janë normat dhe rregullat e pandryshueshme të lojës demokratike në çdo vend anëtar të NATO dhe të BE. Ndaj, zëvendësimi i “Rama ik”, me “gjithë fajin e kanë ndërkombëtarët”, nuk është gjë tjetër, veçse thjeshtë një përpjekje tjetër e dëshpëruar e lidershipit të opozitës sonë, për ti ikur të vërtetës. Një e vërtetë që në çdo demokraci ka qenë, është dhe do të gjendet gjithmonë, vetëm brenda kutive të votimit.

Vetëm nëpërmjet votës së qytetarëve, në një proces të rregullt zgjedhor, mund ta fitosh ose humbasësh legjitimitetin për të qeverisur vendin. Të gjitha të tjerat, janë thjeshtë dhe vetëm ëndrra në sirtarin e një pushteti që kërkohet të fitohet në tavolinë. Ndaj është koha që lidershipi i opozitës të zgjohet dhe të punojë, për ti bërë ëndrrat e saj realitet. Edhe 75 ditë na ndajnë nga ora e së vërtetës.

Tik- tak, tik- tak, tik- tak…