osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga përplasjet në biznes, te video-përgjimi i famshëm Meta-Prifti: Zbardhen detaje nga zhdukja e Eduard Belegut

Nga përplasjet në biznes, te video-përgjimi i famshëm Meta-Prifti: Zbardhen detaje nga zhdukja e Eduard Belegut

Fijet e shumë funksionarëve shkonin drejt bizneseve që po dëmtoheshin për paligjshmëritë e konstatuara gjatë inspektimit të licensave. Ky ishte edhe momenti kur dosja e vjetër u nxor nga sirtarët.

Pas firmosjes së urdhrit për marrjen si i pandehur në datë 11 nëntor, Belegu do të prangosej disa ditë më vonë, në 17 Nëntor 2009.

Po atë ditë, ministri Dritan Prifti firmos shkarkimin nga detyra të Eduard Belegut, një prej njerëzve më të afërt të tij. Ai sqaroi aso kohe në daljet për mediat se nga bisedat që kishte pasur, këshilltari i kishte konfirmuar mbylljen e çështjes me drejtësinë.

“E kam pyetur para se të niste punë nëse ka problem me drejtësinë. E më tha se kam pasur një çështje të vjetër por për 1 vit e gjysmë s’më ka thirrur më njeri, pra konsiderohej çështje e mbyllur. Por çështja u rihap, sapo mora këtë info e kam liruar nga detyra. S’ka pasur konflikt për emërimi ne tij në ministri…”

Gjithçka ndodhi nën sfondin e një përplasje të fortë brenda radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një përplasje që do të dilte në publik me publikimin e video-përgjimit të famshëm Meta-Prifti. Vetë Dritan Prifti do të hidhte akuza të ashpra duke ngritur hije të forta dyshimi ndaj kundërshtarëve të tij për zhdukjen e Belegut.

“Këshilltari im Eduard Belegu është arrestuar me bujë pa shkak të përligjur dhe për të më kërcënuar mua si ministër. Nëse hetohet deri në fund zhdukja e ish këshilltarit tim, mund të jetë mbase një nga hetimet e shekullit në këtë vend.”

“Çdo njeri që ka problem ndaj zbatimit të detyrës së tij duhet të përgjigjet. E theksoj: prokuroria do ketë mbështetjen time të plotë e LSI për të goditur korrupsionin, jo me fjalë jo retorikë, por veprime konkrete”

“Ka pasur një përplasje dhe të mëdha, parë dhe kontekstin historik të asaj kohe brenda një partie, akuzat e ndërsjellta. Duhet parë çfarë luhej nën këto akuza, çështjet e nxehta mes këtyre personazheve” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.