osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga ngritja e traut, te djegia e kabinave, refuzimi i tarifave të rrugëve në vendet e tjera

Nga ngritja e traut, te djegia e kabinave, refuzimi i tarifave të rrugëve në vendet e tjera

Shqiptarët ballafaqohen për herë të parë me vendosjen e një tarife për të përdorur një rrugë, e konkretisht bëhet fjalë për autostradën e “Kombit”, e cila ka marë këtë emër për lidhjen që krijon me Kosovën.

Por, për shkak të tarifës që për shumë qytetarë dhe sidomos banorët e zonës vlerësohet mjaft e lartë, qindra qytetarë kuksianë u bënë pjesë e një proteste para disa ditësh e cila degradoi në akte dhune.

Për protestuesit vendosja e tarifës 5 euro, e cila shkon në 10 euro për rrugën vajtje-ardhje, është e papërballueshme për xhepin e tyre. Në një kohë kur fushatat informuese ishin të pakta para nisjes së pagesave, kur dolën para faktit të kryer ata reaguan ashpër duke shkatërruar e djegur kabinat e pagesave.

Por nëse për shumë vende të Evropës e botës pagesa është normale, kundërshtia dhe betejat e qytetarëve duket se nuk janë vetëm fenomene shqiptare. Në fqinjin tonë jugor, në Greqi, pagesat për rrugët janë krejt normale. Madje cilëohen mjaft të kripura. Për të shkuar nga Selaniku në Athinë, të gjithë tarfiat shkojnë në rreth 45 euro, e për të arritur deri në Janinë arrijnë dyfishin e kësaj shume. Nëse llogarisim edhe rrugën e kthimit kjo shumë shkon në 180 euro.

*Protestë në Greqi

Dhe me këtë shumë të madhe parash janë të shumtë ata qytetarë që refuzojnë. Sipas statisitkave të publikuara nga disa media greke, rezulton se 6 nga 10 qytetarë refuzojnë pagesën. Ata thjeshtë nuk e paguajnë, zbresin nga makina, ngrenë traun me dorën e tyre e më pas kalojnë në anën tjetër. Ky fenomen është i përhapur më së shumti në ato pjesë të vendit ku nuk ekzistojnë rrugët dytësore alternative pa pagesë.

Por veçse kalojnë pa paguar, qytetarët atje janë ngritur shpesh herë në protesta duke paralizuar qarkullimin për orë të tëra.

*Protestë në Greqi

Protesta kundër tarifave janë organizuar në disa raste edhe në Turqi. Para pak muajsh qindra drejtues kamionësh bllokuan urën e Bosforit duke shkaktuar kaos. Ata stacionuan mjetet vetëm 50 metra larg sporteleve të pagesës, të cilat i konsederonin tepër të larta. Protesta e tyre zgjati për më shumë se gjusmë ore, por pasojat ishin të rënda deri në vendosjen e normalitetit në qarkullim.

*Protestë në Turqi

Kundërshti shprehën edhe drejtuesit e veturave, që po ashtu i cilësuan të larta tarifat për një aks rrugor aq të shkurtër.

Por, nëse në këto vende protestat kanë qenë qytetare dhe pa dhunë. Në një vend të largët u përsërit fenomeni i Kalimashit. Në Honduras u organizua një protestë e ngjashme me atë në Shqipëri. Qytetarët kundërshtuan tarfiat në një aks rrugor duke i vendosur flakën kabinave të pagesës./JavaNews

*Protestë në Honduras