osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga misionare të socializimit në Shqipëri, në spiune të imperializmit

Nga misionare të socializimit në Shqipëri, në spiune të imperializmit

Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, shumë studentë shqiptarë, kryesisht djem, shkuan për të studiuar në Bashkimin e Republikës Socialiste Sovjetike (BRSS).

Një duzinë prej tyre u dashuruan dhe u martuan me vajza sovjetike. Ata u kthyen me gratë e tyre në Shqipëri për të ndërtuar lavdin e asaj kohe që ishte “socializmi”.

Historiani shqiptar Artan Hoxha, i cili punon pranë Universitetit të Pittsburgh-ut në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar artikullin e tij më të fundit shkencor që kthen vëmendjen tek roli i gruas sovjetike gjatë kësaj periudhe në Shqipërinë komuniste.

Këto gra, asokohe, konsideroheshin si misionare që po ndihmonin Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme komuniste.

Megjithatë, në vitin 1960, pozicioni i tyre ndryshoi kur udhëheqja shqiptare refuzoi destalinizimin dhe e akuzoi Bashkimin Sovjetik si një fuqi imperialiste.

Ndarja
Në orën 6 pasdite të 5 dhjetorit 1961, Byroja Politike e Qendrës së Partisë së Punës të Shqipërisë Komiteti thërriti një mbledhje urgjente.

Atë mëngjes, në emër të qeverisë së Bashkimit Sovjetik, Yuri Andropov shpalli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore Demokratike të Shqipërisë.

Udhëheqja sovjetike e kishte të vështirë të disiplinonte liderin komunist shqiptar dhe përkrahësit e tij.

Në bashkëpunim me vendet e tjera të Evropës Lindore, Moska ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Tiranën zyrtare, duke i dhënë fund asistencës shumë të nevojshme financiare, teknike dhe teknologjike që i kishte dhënë deri në ato momente Shqipërisë.

“Në fakt, as shqiptarët dhe as sovjetikët nuk e mendonin ndarjen si përfundimtare; të dyja palët e konsideruan të gjithë këtë – si një situatë të përkohshme”.

Udhëzimi
Në mbrëmjen e 5 dhjetorit të vitit 1961, Hoxha ndau udhëzimet për t’iu kundërvënë situatës së jashtëzakonshme të grave me origjinë nga një shtet armik – që jetonin në Shqipëri.

Ndër çështjet e tjera që ai ngriti ishte ajo e grave sovjetike të martuar me “njerëzit tanë”.

Shumica e tyre, tha ai, do të largoheshin. “Lërini të ikin”, udhëzoi shefi i Partisë së Punës Shqiptare.

Ai bëri një dallim të qartë mes “djemve tanë” dhe “grave të tyre”. Burrat shqiptarë ishin të regjimit, të partisë, të Shqipërisë, megjithatë, nuk vlente më e njëjta gjë edhe për gratë e tyre sovjetike.

Regjimi filloi t’i trajtonte individët sipas shtetësisë, kombësisë dhe identitetit të tyre etnik.

“Sipas shefit komunist, gratë sovjetike të martuara me shqiptarë ishin zgjatimet e Kremlinit në Shqipëri, duke deklaruar se këto gra konsideroheshin si spiune sovjetike”.

Ai i urdhëroi vartësit e tij të thërrisnin burrat dhe t’u tregonin se do të ishte më mirë nëse gratë e tyre do të largoheshin nga Shqipëria për shkak të aktiviteteve të tyre armiqësore.

“Nëse gratë nuk pranonin”, sqaroi Hoxha, “ato do të viheshin nën vëzhgim”.

Paranoja
Midis viteve 1973 dhe 1975, Sigurimi i kohës arrestoi 13 gra sovjetike, duke i akuzuar ato për spiunazh në emër të agjencive të inteligjencës së Moskës.

Në Operacionin e titulluar “Dhelprat”, Ministria e Brendshme zbuloi asokohe një rrjet të dyshuar spiunësh që i kalonin sovjetikëve informacione të ndjeshme të shërbimeve sekrete për Shqipërinë.

Një pjesë e rrjetit përfshinte edhe bashkëshortët e tyre, të cilët, sipas akuzave të regjimit, ishin rekrutuar nga Komiteti Sovjetik i Policisë së Shtetit (KGB) ndërsa ata studionin në BRSS.

Gratë sovjetike të arrestuara i përkisnin inteligjencës dhe kishin një jetë aktive në profesionet e tyre.

Megjithatë, më e rëndësishmja për pozitën e gruas sovjetike në Shqipërinë e kësaj periudhe ishte pozita e burrave të tyre brenda strukturës së pushtetit.

Regjimi sulmoi teknokratët e arsimuar në BRSS, besnikëria e të cilëve ishte e pasigurt dhe që në përgjithësi qëndronin jashtë strukturës së pushtetit të PPSH-së.

Nga ana tjetër, shteti kurseu gratë sovjetike që nuk ishin të angazhuara në jetën publike; amvisat ose ato që ishin të punësuara, njësoj si bashkëshortët në profesione modeste.

Këto pasazhe janë përshtatje nga artikulli origjinal i autorit Artan R. Hoxha “From Missionaries of Socialism to Spies of Imperialism: The Shifting Position of Soviet Women in Communist Albania”(Albanianpost.com)