Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre s’kanë bërë asgjë përveç politikës.
I tillë është rasti i Fatmir Mediut, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.
“Kemi një grup tjetër politikanësh që nuk kanë profesion, nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre dhe që e kapin politikën peng për shkak se nëse largohen nga politika ata ngelin pa profesion”, tha Afrim Krasniqi për Top Story.
Por, ka edhe më keq akoma.
Disa deputetë e kanë marrë mandatin akoma pa i mbaruar studimet.
Pra, kur ishin ende studentë. I tillë është rasti i Kedi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçit të LSI-së.
Dy deputete të reja që nga bankat e shkollës kanë hyrë direkt në Kuvend, pa diplomë dhe pa asnjë ditë pune në profesion.