Gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, kryeministri Edi Rama ironizoi veshjen e rivalit të tij politik duke e krahasuar me një llogaritar kooperative.
Kjo batutë pikante shoqëroi të gjithë fushatën zgjedhore ku duket se u prit me sportivitet edhe nga përkrahësit e liderit të opozitës.
Ndërkohë, së fundmi Basha ka zgjedhur që në skemën e re të rikonceptimit të imazhit të tij në publik të ndryshojë edhe stilin e të veshurit për t’u bërë më popullor, shkruan “TemA”.
Për këtë arsye, ai ka zgjedhur që këmishat t’i zëvendësojë më bluzë me krahë të shkurtra të cilat ka menduar t’i mbajë të ngushta duke treguar edhe trupin.
Gjithashtu, herë pas here ai shfaqet edhe me këmishë e cila shoqërohet me bluzë poshtë duke hequr dorë nga kostumet, kollaret apo këmishat e mbërthyera deri në grykë.
Me ndryshimin e imazhit, kryeopozitari synon një qasje më popullore në publik për të komunikuar tek individët më tepër raport të afërt dhe të drejtpërdrejt.
Nga ana tjetër, kjo bie në kundërshti me deklaratat e funksionarëve të shumtë të Partisë Demokratike të cilët kanë kritikuar kryeministrin Edi Rama pikërisht për këtë stil veshje dhe largimin nga formati zyrtar.
Më poshtë po përcjellim disa nga veshjet e kryedemokratit Lulzim Basha kohëve të fundit pasi ka jëtëzuar planin e tij të ri të qasjes publike. (TemA)