Sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, gjëndet në Spitalin e Traumës për ndihmën mjekësore.
Kujtojmë se Sahit Dollapi pak më parë u dhunua nga forcat speciale të policisë si dhe u shoqërua për në komisariat.
Ambulanca që e dërgoi Dollapin në Spitalin e Traumës, është shoqëruar nga forca të shumta policie. Nuk dihet ende nëse Dollapi është liruar apo është shoqëruar nga policia në Spitalin e Traumës vetëm për të marrë ndihmën mjekësore që i nevojitej.