Cilat janë mjetet që po përdorin deri më sot?
Mjeti i parë është ‘nacionalizmi bosh’ për të cilin që të katër janë ‘papagaj’ të zellshëm dhe rrënues të vërtetë të nacionit, njëkohësisht. Mendoni një gjë: Sot që po shkruaj këtë shënim, në Kosovë kanë vdekur një numër kampion- 11 vetë, nga coronavirus-i, por qeveria nuk e çan kokën; qeveria e ka punën me konfliktin etnik.
Në Korçë ku u mbajt një Festë ‘për qejfin tonë’, lëvizja VV e Kurtit futi duart dhe hapi gaz lotsjellës për të verbuar të madh e fëmijë, ose të paktën për të prishur festën. Një ‘alien’ i VV së Kosovës në Shqipëri dha lajmin e gëzuar se ‘pa këtë armë nuk do të kishte kuptim festa!’.
Mjeti i dytë, konflikti me armë:
Ka ndodhur vetëm një herë në historinë tonë kombëtare që një ministër kuisling kosovar, Xhafer Deva, brenda natës ka vrarë në Tiranë 86 qytetarë, dhe kjo datë ishte 4 shkurt 1944. Por ai ishte kot ‘një kosovar’, sepse i përkiste qeverisë kuislinge të Tiranës.
Përsëritja, sado pak, e dhunës prej pjesës tjetër të kombit, zgjon kujtime të hidhëta si në ‘44. Këtë po bën Kurti.
Mjeti i tretë, të vij në shtëpi e të bëj ligjin:
Nuk ka ndodhur asnjëherë, në gjithë botën, kur një pjesë e kombit e mbetur jashtë kufijve shtetëror, të kërkojë përmbysjen e rendit dhe të qeverisë në atdheun amë. As mes Kosovës e Shqipërisë nuk ka ndodhur më parë.
Vetëm tani, qeveria Kurti e Kosovës kërkon rrëzimin e qeverisë dhe të rendit në Shqipëri. Kryeministri i Kosovës ka bërë thirrje disa herë për të përmbysur qeverinë Rama.
Sipas politikës në Kosovë, pjesa tjetër e kombit i bëhet opozitë politike Shqipërisë. Ajo ka instaluar grupime politike si ‘opozitë’ e rendit kushtetues shqiptar, ose si qeliza dhune. Opozita që përfaqëson VV e Kurtit ka bërë thirrje për përmbysje.
Mjeti i katërt: Ushtri e përbashkët me brezin e humbur:
A do të jetë e armatosur apo jo, ushtria e Albin Kurtit, kjo nuk ka rëndësi. Puna është se në njëmijë mënyra përgatit sulme kundër qeverisë së zgjedhur me votë në Tiranë. Arsyetimi i vetëm i luftës është se ‘duhet të mos jetë Edi Rama!’.
Pse? Pse është nga Jugu i vendit dhe Kurtit i duhet një nga katundi i vet, siç është Berisha? As kjo nuk është thelbësore. Thelbi është që të rrëzohet Rama si një garant i Reformës në Drejtësi dhe i besuar i Amerikës. Grupimi ku mbështetet plani për rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ dhe për të dëbuar influencën e Amerikës, mund të quhet si në letërsi ‘Brezi i humbur’.
Ku spostohet konflikti ballkanik?
Nëse punët me mendjen e Kurtit do të marrin këtë vijë, atëherë herën tjetër nuk do të flitet më për një ‘konflikt permanent Serbi- Kosovë’, por për një konflikt Kosovë- Shqipëri. Konflikti mes shqiptarëve në të dy shtetet e tyre, do të ishte tragjike, do të ‘’fshijnë’ historinë e re të hapjes dhe të demokratizimit në mbarë kombin.
Në këtë pozitë janë së bashku të katër: Berisha, Meta, Luli dhe Kurti. Çfarë janë këta të katër? Berisha dhe Meta janë duke perënduar përjetë; pritet do të vihen para Drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e kryer.
Basha i PD, një kukull e Berishës, ka disa dosje korrupsioni dhe krimi; por pritet si do të reagojë. Atij i kërkohet që të mbajë anën e Drejtësisë dhe të Perëndimit. Sot për sot është vetëm ‘gjysmë’, me Albinin bëhen një e gjysmë.
Nga të katër, mbeten dy ‘të vdekur’ dhe një e gjysmë në jetë.