osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga kamarier në miliarder…! Zbulohet pasuria, që oligarku Basha i frikësohet, se do t’ia marrë drejtësia?!

Nga kamarier në miliarder…! Zbulohet pasuria, që oligarku Basha i frikësohet, se do t’ia marrë drejtësia?!

Lulzim Basha, i cili nuk është përballur kurrë me drejtësinë për akuzat ndaj tij, ka guxim të akuzoj nga selia, foltorja e parlamentit apo dhe televizionet, që i japin hapësirë të flas pa prova dhe fakte, por në formë thashethemi, se qeveria drejtohet nga një organizatë kriminale, e cila fitimet e saj i siguron nëpërmjet trafikut të drogës dhe akteve të tjera kriminale!

Por, asnjëherë lideri i Partisë Demokratike, nuk i ka sqaruar burimet e tij të të ardhurave, që pjesa më e madhe e biznesmenëve shqiptar do të ëndërronin t’i kishin, ndërsa 80% e shqiptarëve nuk do arrinin t’i kishin duke punuar ndershmërisht, edhe nëse do të jetonin 100 jetë!

Në këtë shkrim, do të publikojmë për lexuesin e Ekskluzive.al, një pjesë të pasurisë së padeklaruar të Bashës, i cili nga kamarier u bë për një kohë të shkurtër miliarder!

Si mund të flasë dikush për para të pista, kur vetëm një servis pjatash kineze, që mban në shtëpi, i kushtojnë 6800 euro, apo një pikturë që e mban të varur në mur, kap vlerën prej 6500 eurove.

Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë përgjigje koherente për mënyrën, se si grumbulloi një pasuri të pashembullt që përpara hyrjes në politikë, pasuri e cila ka ardhur duke u shumëfishuar, falë “angazhimeve” të tij të suksesshme, disa herë si ministër ku në të gjitha postet e mbajtura është akuzuar për megavjedhie apo dhe krime më të rënda si vrasja e 4 njerëzve të pafajshëm në Bulevard, apo dhe në kohën e “gjumit të madh” si kryetar bashkie, që edhe pse flinte, portofoli i tij “majmej” çdo ditë.

Në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, kreu i opozitës, rendiste shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë 83 mijë euro, pikturë me vlerë 6500 euro, orë dore 5200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro. Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij… gjatë punës në Holandë.

Pa u ndalur në vërtetësinë e këtij deklarimi, pak mund të besojnë se një njeri me 1 milionë euro në total, mund të shpenzojë 7 mijë euro vetëm për një servis pjatash. E vërteta është se Basha, që në moshën 30-vjeçare kishte një pasuri prej miliona eurosh, të përfituara nga lidhje e tij të hershme me të bijën e Kryeministrit dhe me lidhje të dyshimta me biznesmenë të përfshirë në afera të jashtëligjshme.

Ajo që bie në sy, është se që prej atëherë, në deklarimet që Basha bën në mënyrë të përvitshme, pasuria e liderit të opozitës figuron pothuajse e pandryshuar. Përshembull, në vitin 2014, të gjithë të ardhurat e Bashës ishin 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë. Basha ende nuk ka dhënë shpjegim se si një kryetar bashkie mund të jetë i dypunësuar, por kjo është një temë tjetër!

Në total, 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj, pasuria e vënë nga Basha në 2014-n, para që kurrsesi nuk mjaftojnë për të përballuar stilin luksoz të jetës së liderit të opozitës, udhëtimet e tij të shpeshta familjare në Holandë, si dhe grupin e truprojave, që ai paguan nga xhepi i tij.

Në këto dhjetë vjet, askush nuk mund të besojë, se njeriu që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, me rreth 230 milionë dollarë, që figurojnë të zhdukura nga projekti i Rrugës së Kombit, të ketë përsëri të njëjtën pasuri, si atëherë kur hyri në politikë, një dekadë më parë.

Aktet e tij kanë qenë gjithmonë “mbresëlënëse” në kurriz të qytetarit. Si ministër i jashtëm, i fali Greqisë detin! Si ministër i Transporteve avulloi 230 mln dollarë. Si ministër i Brendshëm mban në kurriz katër viktimat e 21 janarit. Si kryetar bashkie, veç gjumit në bashki dhe ku prej buxhetit “zhdukeshin” edhe lekët për të shtruar vizat e bardha në kryeqytet, ishte dhe i punësuar në Hollandë.

Janë këto fakte, që duhet ta bëjnë Bashën minimalisht të hesht përpara qytetarëve shqiptarë, derisa të reformohet drejtësia, të cilën po mundohet me çdo kusht ta ndali, para se t’i hyjë brenda llogarive të kamarierit të Rinasit, që të nesërmen “u zgjua” milioner!/Ekskluzive.al