Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur sot se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019.
Në një status në “Twitter”, Soreca shkruan se lufta kundër kri.mit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kri.minale të stilit maf.ioz, duke përfshirë kr.imin e organizuar shqiptar.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm.
Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.
“Lufta kundër kri.mit është një prioritet për BE dhe Europol.
Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kri.minale të stilit ma.fioz, duke përfshirë kr.imin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.