Nga Enver Robelli
Fundi i propagandes dhe deshperimi i propagandisteve nje dite pas…
Me muaj te tere pushtetare dhe ish-pushtetare kane bertitur me entuziazem neper studio televizive, portale e media sociale duke paralajmeruar se ne Washington do te ndodhe dicka e madhe, fantastike.
Edhe njohja reciproke permendej.
Kjo propagande – ku nder me te zeshmit kane qene argatet e krimit e korrupsionit nga shume sfera – etiketonte çdokend qe veprimet e R. Grenellit i pershkruante te tilla siç ishin: veprime absurde e ide shterpe, por atij i duheshin ca “figurante te dobishem” per te prodhuar nje shou per Donald Trumpin.
Tani qe shou mbaroi, propagandistet partiake, propagandistet parapublicistike dhe zhurmaxhinjte qe e perdornin Grenellin si “instrument torture” per etiketa “antiamerikane” – jane heshtur.
Heqja e vizave nga Amerika – doli rrene.
Nje gazsjelles – doli rrene.
Miliardat – ne grumbullin e letrave te nenshkruara nuk ka asgje konkrete.
Tash, nje dite pas, Grenelli flet broçkulla per ekonomine dhe thote se nuk i intereson politika simbolike (per shembull njohja e Kosoves nga Serbia).
Dhe s’ka nje politikan nga pushteti qe i thote: jo, zoteri, nuk eshte simbolike, por parakusht per çdo perparim ne rajon.