osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Grida Duma te Flamur Noka, shpërthen “profesor” Këlliçi i FRPD: Në PS drejtuesit politik në Tiranë janë veç hajdutë, kurse në PD ka veç profesorë dhe njerëz me moral e integritet

Nga Grida Duma te Flamur Noka, shpërthen “profesor” Këlliçi i FRPD: Në PS drejtuesit politik në Tiranë janë veç hajdutë, kurse në PD ka veç profesorë dhe njerëz me moral e integritet

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka konstatuar se drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Tiranë sipas tij janë të pamoralshëm dhe të përfshirë në skema korruptive.

Ai bën një paralele me të komanduarit e “selisë blu” të cilët i cilëson si profesorë dhe njerëz me integritet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai shkruan:

“Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë pësuar transformime që as kirurgjia plastike nuk i mundëson!!!

Shikoni fotot e parapushtetit. Nuk dallon dot a janë këta a të tjerë. Aq shumë kanë ndryshuar nga të majmurit me taksat që paguajnë shqiptarët.

Shikoni Elisën, drejtuese politike e PS në Qarkun Tiranë. Vajza e hollë që lotonte për minatorët e Bulqizës, sot thotë “Nuk u bë deti kos” për rritjen e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Çfarë pafytyrësie ekzemplare! Çfarë shpërfytyrimi që i ndodhi kryedoganieres mjafto-socialiste! I firoi 5 milionë euro shoqja Elisa. Tani thotë dua edhe 4 vjet të tjera. Iku koha kur Veliaj dhe Spiropali thonin Mjaft! Tani thonë edhe 4 vjet të tjera.

Ervin Bushati, drejtuesi tjetër socialist thoshte se Shqipëria ka performancë prej qeverisjes, 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia. Prandaj nuk i hap negociatat BE. Çmënduri që dhe vetë skuqet nga turpi kur e thotë.

Si drejtues politik të parë kanë Erion Veliajn. Hajduti i prin karvanit të vjedhur me emrin Shqipëri.

Kurse PD u ka vënë përballë profesorë, njerëz me moral dhe integritet. As që e marr mundimin të bëj krahasime me ata se është turp. Më 25 prill fiton Shqipëria, jo hajnia, as Velia dhe as Mafia!”, shkruan Këlliçi. (TemA)