Në familjen e Edi Ramës, sot është një ditë e veçantë. Zaho Rama, djali i vogël i kryeministrit feston sot 6-vjetorin e lindjes. Me tullumbace të kuqe ku formohet numri “6”, i vogli ka pozuar krah të dy prindërve.
Linda e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: Happiness Of Six-gëzimi i 6-vjetorit!
Edhe kryeministri Rama ka postu po të njëjtën foto në rrjetin social Twitter ku shkruan Happiness Of Six #zaho.
Por urimin e parë publik ia ka bërë motra e tij Rea.
Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shihet Linda Rama dhe Zaho në një fushë duke vrapuar dhe e ka shoqëruar me një mesazh shumë domethënës.
“Ju jeni shpirti i shpirtit të universit dhe emri juaj është Dashuri. Zaho 6”, shkruan Rea krahas fotos.