Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka folur për informacionin që rrodhi pasi lajmi u publikua fillimisht nga ish-kryeministri Berisha gjatë kohës që udhëtonte për në Tiranë. Shumë të ngjarë ka se plaku dixhital ta ketë marrë informacionin nga miqtë e LSI-së, përderisa kishte dijeni se po shoqërohej nga nipi i tij Rigers Balili, Kryetari i Bashkisë Delvinë, përfaqësuesi i forcës politike Meta-Kryemadhi dhe pak Vasili dhe Manjani.
Por askush nuk e thotë me saktësi sepse hiqen sikur nuk e dinë.
Edhe Julian Hoxha u shpreh se nuk e ka këtë informacion se nga mund ta ketë marrë ish-kryeministri lajmin. Sipas tij informacioni mund të ketë rrjedhur nga Policia e Shtetit njësoj siç mund të ketë rrjedhur edhe nga familjarët e tij.
Ndërsa pyetjes se cili do të jetë fundi i Eskobarit të Ballkanit ai u përgjigj: “Unë nuk i njoh detajet e dosjes dhe nuk mund të paragjykoj diçka që është në dorë të gjykatës që të vendosi,”/Ekskluzive.al