osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga çështja e emigrantëve, te luftërat në botë, shtatë gjërat që Trump thotë se do të bëjë si president i SHBA

Nga çështja e emigrantëve, te luftërat në botë, shtatë gjërat që Trump thotë se do të bëjë si president i SHBA

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për t`u hedhur menjëherë në veprim lidhur me një sërë çështjesh përfshirë ekonominë, emigracionin dhe luftën në Ukrainë.

Dhe rrugën e vënies në jetë të axhendës së tij politike duket do ta ketë të lëmuar në Kongres, ku republikanët rifituan kontrollin e Senatit e janë në avantazh në votimet për Dhomën e Përfaqësuesve. Në fjalimin e tij të fitores, Trump u zotua se do të “qeveriset nga një moto e thjeshtë: Premtime të bëra, premtime të mbajtura.

I pyetur në vitin 2023 nga Fox NeWs nëse do të abuzonte me pushtetin e tij apo do të shënjestronte kundërshtarët politikë, ai u përgjigj se nuk do ta bënte, “përveç ditës së parë”. “Jo, jo, jo, vetëm ditën e parë. Po mbyllim kufirin dhe po gërrmojmë e po gërrmojmë. Unë nuk jam diktator”. Por cilat janë 7 gjërat që trumpi thotë se do të bëjë si president:

– Si fillim deportimi i emigrantëve të paligjshëm. Gjatë fushatës, republikani kishte premtuar deportimet më masive të emigantëve pa dokumenta në histori.

– Exit poll-et treguan se ekonomia ishte shqetësimi kryesor i votuesve. Trumpi ka premtuar t`i japë fund inflacionit, që u rrit ndjeshëm me presidentin Joe Biden. Ai është zotuar gjithashtu të bëjë shkurtime të ndjeshme taksash, përfshirë atë të korporatave apo pagesave të sigurimeve shoqërore.

– Gjatë presidencës së tij të parë, Trumpi e bëri Amerikën kombin e parë që u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën. Këtë herë, ai është zotuar përsëri të ndërhyjë në rregullore, sidomos për të ndihmuar industrinë amerikane të makinave. Ai ka sulmuar vazhdimisht automjetet elektrike, duke premtuar se do të përmbysë objektivat e Bidenit që inkurajonin kalimin tek makinat më të pastra.

– Trumpi është shprehur se mund t`i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve” përmes një marrëveshjeje të negociuar. Ai në përgjithësi dëshiron që SHBA të shkëputet nga konfliktet e huaja, dhe ndonëse është pozicionuar si mbështetës i vendosur i Izraelit, i ka kërkuar aleatit të SHBA t’i japë fund operacionit të tij.

– Sa i takon abortit, Trumpi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij se çdo shtet amerikan duhet të miratojë ligjet e veta lidhur me këtë cështje.

– Sakaq, ka ndërmend të ofrojë falje për disa nga të dënuarit për vepra penale gjatë trazirave në Uashington DC më 6 janar 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit në një përpjekje për të penguar fitoren zgjedhore të Joe Biden në 2020.

– Trump po kështu është zotuar të shkarkojë “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës, prokurorin e posaçëm Jack Smith, i cili drejtoi dy hetime penale kundër tij.