Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e forumit ekonomik të Delphi në Greqi, ku mbajti fjalën e tij përmes një telekonference.
Në këtë takim merrnin pjesë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Media greke thekson se Rama në fjalimin e tij është ndalur tek marrëdhëniet në nivel pozitiv mes dy vendeve, ndërsa është pozicionuar edhe për Zonën Ekskluzive Detare dhe delimitimin detar, si dhe në kërkesën konstante të palës greke për minoritarët grekë të Shqipërisë.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, Rama tha se në lidhje me këtë fakt është bërë progres.
“Kemi bërë progres. Nuk është e lehtë, por kemi vullnet pozitiv dhe marrëdhëniet bilaterale për mendimin tim janë të mira.
Përcaktimi është një çështje. Nuk kemi arritur akoma në një marrëveshje.
Por, shikoni, Greqia dhe Italia, vende anëtare të BE prej shumë vitesh, arritën në një marrëveshje pak ditë më parë”, tha ai.