osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nga buron arrogance e një njeriu që ka vrarë për të vjedhur?

Nga buron arrogance e një njeriu që ka vrarë për të vjedhur?

Mero Baze

Shkëlzen Berisha u shfaq arrogant pas daljes nga SPAK ku më shpejt doli se sa hyri. Për aq sa ka cituar shtypi, ai është ndoshta njeriu më i guxmshëm që unë kam njohur këto 33 vjet përballë drejtësisë, duke gënjyer para prokuroëve për secilën pyetje, pa i’u dridhur syri.

Fjala vjen ai thotë se ato muaj që përkojnë me hartimin e dosjes së Gërdecit ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut pasi e ka pas njohur atë që nga viti 1994.

E vetmja gjë e vërtet këtu është se viti 1994, përkon me ardhjen e Fatmir Mediut nga Fieri në Tiranë. Më 1994 Shkëlzeni ishte 15 vjeç dhe në atë moshë një adoleshwnt nuk ka ndonjë dëshirë të njihet me Fatmir Mediun, edhe pse mund ti pëlqente si mashkull simpatik. Ka pas mundësi më të mëdha për të kaluar adoleshencën se sa shoqëria me Mediun.

Kur e pyesin pse e ka marrë në telefon Mediun disa minuta pas tragjedisë së Gërdecit, thotë se e kam marrë të pyes pasi familjari I një të afërmi që punonte aty donte të dinte për fatin e tij. Në fakt Shkëlzeni kishte burrin e tezes që i ishte vrarë aty, si njeriu kyç që drejtonte punët e tij në Gërdec dhe për këtë nuk kishte nevojë të pyeste Mediun, se ishte vet pronar aty.

Kur e pyesin po me Delijorgjin pse ke folur 40 herë në telefon para dhe pas tragjedisë, thotë se ka dash të blej dikush një banesë tek kompleksi Dlejoirgji që ndërtohej në Tiranë. Disa vite më parë ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me Delijorgjin në telefon. Tani së paku ka ndryshuar mendim.

Këtu është më i sigurt se sa duhet, pasi Deljiorgji ka filluar të ndërtoj kompleksin në Tiranë, pasi i ndodhi gjëma e Gërdecit. Por problemi është se njeriu nuk mund të marr Delijorgjin në telefon, 15 minuta pas tragjedisë, me 26 të vrarë, për ta pyetur sa e ke metrin katror në Yzberisht. Atë ditë mund ta pyesje vetëm sa kushton një varr.

Kur e pyesin për faksin e nisur nga zyra e Aldo Bumcit me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, vazhdon të bëj si budalla duke thënë u vërtetua që faksi nuk është nisur nga adresa ime.

E dimë të gjithë që nuk është nisur nga adresa jote, por nga zyra e Aldos, po puna është pse ka shkuar në një zyrë shteti me porosi për ty. Ai dokument nuk është dorëzar nga persona të tret në prokurori, por është sekuestruar nga prokuroria në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtes rastësisht. Pra është provë e sigurt juridike, e paofruar nga të tretë, por e gjetur në zyra shteti. Nuk besoj se do thotë që i’a ka bërë Fatmir Mediu për ta implikuar, edhe pse ky i fundit, po përpiqet akoma t’i dal zot me shrpesë se SPAK ka frikë Berishët dhe ai do shpëtoj si paketë bashkë me ta.

Kur e peysin a e njeh Rrhaman Selmnallarin thotë se e njoh si gjtihë të tjerët, ndërkohë që e ka emëruar përfaqësues të kompnisë amerikane që do ishte partnere formale në demontim në Gërdec. Madje këtu ka marrë më qafë dhe Rrahmanin, pasi e ka trimëruar dh ai ka deklaruar herën e parë në prokurori, që nuk di fare ku bie Gërdeci dhe nuk kam asnjë lidhje.

Të gjtiha këto gënjeshtra i thtoë publikisht sa po del nga dera e SPAK dhe i ka përsëritur dhe aty brenda.

Është itneresante se si SPAK ka para dosjen e vjetër të GËrdecit ku ka plot deklarata kundërthënëse për të cilat nuk ka arrestuar askënd. Pra ka lejuar të gjtiha palët të gënjejnë çfarë të duan dhe të ikin. Nëse këtyre deklaratave u shton dhe deklarimet e sotme të Shëkzeln Berishës, dhe njerëzit që bëjnë dëshmi false para prokuroëve nuk arrestohen, atëhere ajo dosje bëhet qesharake.

Guximi I Shkëlzen Berishës për të gënjyer para prokuroëve dhe para shtypit për fakte të verifkueshme, duke sajuar gënejshtra banale, burojnë nga arrogance e mosndëshkimit të tij deri më sot.

Bindja e berishëve është se arrogance ndaj drejtësisë në Shqipëri funksionon dhe kush i sulmon gjyqtarët dhe prokurorët i’a del të mos ndëshkohet. Kështu e përjeton sot Berisha dhe protestën qesharake para Gjyaktës së lart, duke e interpretuar vendimin e saj si lëshim për të, edhe pse nuk është e vërtet.

Por atij nuk I duhet e vërteta. I duhet percpetimi popullor që berishët dalin në rrugë dhe e mposhtin drejtësinë.

Shëkzlen Berisha sot nuk kishet asnjë drojë të thoshte gënjeshtra për cështje që është nën hetim. Edhe sikur të mos kish bërë asgjë në Gërdec, madje të mos ishte as përfitues as investitor, por thjesht dëshmitar, me gënjeshtrat e sotme ai nuk duhet të dilt më nga burgu.

I vetmi justifikim që kam për të, është xhelzoia që ka për të motrën, që ajo po martirozohet për 17 kullat dhe po i merr PD dhe ky po vrapon të martirizohet që të mos e konkuroj në këtë pikë.

Se për të tjerat me thënë të vërtetën Shkëlzeni ka merita më shumë se Argita për të qenë në krye të PD. Se ndryshe nga ajo, ky vërtet ka vrarë për të vjedhur, por po i prish ca nga ato miliardat që ka vjedhur duke ndërtuar televizone portale e duke paguar shepenzimet e babait plak në krye të partisë. Ajo deri tani i ka mbajtur të gjitha për vete. Dhe kjo është e padrejtë që ajo të marr dhe parat qyl dhe pushtetin qyl. Kurse ky të sakfrikohet.