osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga akademia e Barçës dhe stërvitja me Messin, rrëfehet për gjithçka shqiptari Ivan Balliu

Nga akademia e Barçës dhe stërvitja me Messin, rrëfehet për gjithçka shqiptari Ivan Balliu

Ivan Balliu, lojtari i kombëtares shqiptare, do të përballet këtë të mërkurë, për herë të parë, me skuadrën që e formoi si futbollist. Pas tetë vitesh në “La Masia”, mbrojtësi i djathtë iku në Portugali, ku kaloi dy sezone me Arouca. Më tej u transferua në Francë, ku luajti me Metz për katër vite.

Në vitin 2019 u kthye në Spanjë për t’iu bashkuar projektit të Almería dhe këtë verë debutoi në La Liga duke mbrojtur fanellën e Rayo Vallecano. I linduri në Girona nuk ka humbur asnjë minutë në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, kur ka qenë në dispozicion. Mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat iberike.

Çfarë fillimi sezoni prisnit?

Qartësisht objektivi nuk është të marrim pjesë në Evropë, por të sigurojmë mbijetesën në La Liga sa më shpejt të jetë e mundur. Ky start ka qenë mjaft pozitiv, kemi grumbulluar shumë pikë dhe për momentin duket sikur synojmë Kupat e Europës. Megjithatë, nuk kemi pse të ëndërrojmë kaq larg. Qëllimi ynë është ende mbijetesa dhe do të gabojmë nëse do ta ndryshojmë.

Në nivel personal, ju keni luajtur çdo minutë të mundshme…

Stili i trajnerit përshtatet shumë me profilin tim. Atij i pëlqejnë lojtarët e shpejtë në krah, të cilët shkojnë në sulm dhe nga kjo përfitoj shumë. Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Rayo.

Sa ndihet dora e Iraolës në menaxhimin e ekipit?

Kjo duket në përgatitjen e ndeshjeve. Ai na përgatit shumë mirë, na tregon si të sulmojmë dhe të mbrohemi. Pra, na jep informacionin e duhur për kundërshtarin. Ai është një trajner me të ardhme të madhe.

Nënshkrimi juaj për Rayo ishte kyç apo jo?

Përfundova kontratën time me Almería dhe kisha skuadra të tjera në Kategorinë e Parë për të shkuar, por thirrja e Rayo më bëri të vendos shpejt. Trajneri më tha se do të mbështetej tek unë, më prezantoi me stilin e tij të lojës dhe se si do të përshtatesha.

Tani do të luani kundër Barçës, çfarë ju kalon në kokë?

Shumë lumturi. Aty jam stërvitur dhe ruaj miq shumë të mirë nga koha ime te Barça. Tani jam shumë me fat që mund të përballem me Barçën në nivelin më të lartë.

Shembulli juaj është një nga ato që tregon se larg “La Masia” nuk është aq ftohtë…

Është e qartë se arritja në ekipin e parë të Barçës ishte shumë e vështirë për mua. Vetëm disa nga akademia mbërrijnë deri atje. Megjithatë, futbolli vazhdon edhe jashtë Barçës. Secili duhet të shikojë rrugën e vet, ndonjëherë është më e vështirë, por jo gjithçka përfundon te Barça. Shkova 8 vjeç te “La Masia” dhe pothuajse çdo verë mblidhej i gjithë grupi i miqve, i brezit tonë. Të luash për Barçën është fantastike, por shumë pak ia dalin. Duhet të kesh fat dhe të jesh shumë i mirë, por futbolli vazhdon.

A ishte i vështirë largimi juaj nga Barça?

Nuk kisha rrugë tjetër. Aty ishte Dani Alves, i cili nga 70 ndeshje të mundshme, luajti 68. Kur ke një mbrojtës krahu që spikat kaq shumë në nivel klubesh dhe kombëtareje, është e vështirë ta zëvendësosh. E mora si sfidë të re të tregoja se mund ta arrija nivelin më të lartë në një ekip tjetër, dhe kështu ka qenë.

A mund ta imagjinoni një telefonatë nga Barça për t’ju pyetur nëse doni të ktheheni atje?

E vërteta është se e shoh shumë larg këtë telefonatë. Duhet të kesh vite shumë të mira në La Liga që të mund të rikthehesh te Barcelona. Nuk e kam menduar kurrë, por nuk do të ishte keq, vërtet.

A vazhdon t’ju trembë kjo Barçë pa Messin?

Barça gjithmonë frikëson, por atje e kanë humbur referencën kryesore. Lojtari më i mirë në botë është larguar. Ansu, Memphis po shfaqen… Te Barça gjithmonë do të ketë lojtarë të mirë, që do t’i trembin kundërshtarët. Për të luajtur te Barça duhet të japësh gjithmonë më të mirën.

Si e vlerësoni largimin e Messit nga klubi?

Fillimisht mendova se ishte një bllof, se po i bënin presion Ligës për kufirin e pagave. Pastaj pashë deklaratën e Laportës dhe thashë, jo, situata qenka serioze. Është disi e turpshme, sepse ishte një lamtumirë siç e meritonte. Messi meritonte shumë më tepër dhe unë nuk e përjetova mirë largimin e tij.

Ti je stërvitur me të, por do të ishte hera e parë që do të përballeshe me Messin…

U stërvitëm shumë herë dhe ai gjithmonë më trajtonte shumë mirë. Mëkat, sepse do t’i kisha kërkuar fanellën, por do të duhet të pyes dikë tjetër tani (qesh).

Çfarë të ardhmeje shihni për Barçën në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë?

Barça nuk mund të përjashtohet fare; as për La Liga-n, as për Ligën e Kampionëve. Do të jetë më e vështirë dhe do të kalojnë situate të këqija, por do të luftojnë deri në ditën e fundit. Në Evropë duket pas skuadrave të tilla si Manchester City apo Bayern Munich. Në planin afatgjatë, me siguri do të përfundojë mirë dhe do të vazhdojë të jetë klub i madh.

Xavi shihet si emri i duhur për stolin e Barcelonës. Ju si mendoni?

Unë e njoh Xavi dhe më shpejt se sa vonë do të përfundojë duke stërvitur Barçën. Ai do të jetë një trajner që do të bëjë epokë, sepse di më shumë se kushdo tjetër për futbollin.