osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“New York Times”, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, “Shqipëria e Madhe” dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patriot

“New York Times”, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, “Shqipëria e Madhe” dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patriot

Mbetet krejtësisht i paqartë roli dhe qëllimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i instituteve të kërkimit shkencor, i oborreve akademike, që siç dihet, të gjithë u “ushqyen” dhe vazhdojnë të përfitojnë fonde dhe para publike, shpesh pa hesap, në tërë këto vite pas rënies së komunizmit.

A kemi sot qoftë edhe një studim të mirëfilltë shkencor, që të ketë bërë sadopak jehonë jashtë kufijve të vendit tonë? Çfarë pune kanë bërë, fondet që kanë marrë dhe cilat janë rezultatet që kanë arritur studiuesit tanë, nëse i kemi dhe janë aty ku duhet të jenë, në këto tri dekada? A kemi sot shkrimtarë, studiues të të gjitha fushave, përfaqësues të denjë që t’iu afrohen sadopak emrave të dikurshëm që nxori paradoksalisht regjimi komunist, në mungesë lirie?

Përgjegjësia e atyre që shiten dhe blihen në treg si “studiues” siç janë shitur diplomat dhe gradat shkencore, si dhe mungesa e një vizioni të qartë politik mbi çështjen kombëtare ndaj arsimit, dijes dhe shkencës, a janë disa nga arsyet se përse nuk arrijnë sot “studiuesit” tanë të fitojnë dot as vëmendjen e shqiptarëve, brenda dhe jashtë territorit, përkundrazi, edhe kur ata paraqiten ndonjëherë rrallë në vëmendjen e të tjerëve, fatkeqësisht rezultojnë shpesh qesharakë.

Konferencat shkencore që mbaheshin gjatë regjimit të kaluar komunist tërhiqnin vëmendjen botërore, bënin jehonë në qarqet diplomatike, paraqisnin të dhëna tronditëse ndaj çdo pretendimi anti-shqiptar. Duke anashkaluar anën e errët politike, e vërteta në arsim dhe sidomos në shkencë duhet thënë ashtu siç është. Regjimi i kaluar themeloi dhe ngriti universitetet dhe institutet e para me baza të mirëfillta shkencore. Drejtuesit dhe studiuesit e asokohe me formimin dhe arritjet e tyre intelektuale, ndoshta është fyerje kombëtare t’i krahasosh me ata të ditëve të sotme.

Është folur shumë dhe po flitet po aq për çështjen shqiptare, të kaluarën tonë, gjuhën, kulturën, traditat, dhe gjithçka tjetër, por shkencërisht nuk janë paraqitur para botës prova më bindëse, më të hollësishme dhe të pakundërshtueshme se sa ato që u mblodhën gjatë regjimit të kaluar.

Në vend të zhvillimit, para nevojës për reflektim, shqiptarët duhet të marrin një përgjigje sot: kush i shkatërroi institucionet tona arsimore, kulturore dhe shkencore, gjatë 30 viteve të fundit dhe pse?

“New York Times” mund të ketë publikuar rreth Shqipërisë në periudhën post-komuniste ndonjë artikull mbi trazirat e ’97, apo siç ishte shpërthimi në Gërdec, por kurrsesi vëmendjen e mediat më prestigjioze amerikane nuk e ka tërhequr në këto 30 vite demokraci pretendimet shkencore të shqiptarëve, si dikur, ironikisht, gjatë periudhës së regjimit komunist.

Artikulli është publikuar më 12 korrik, 1982, Seksioni A, Faqja 8, me titull, “Shqipëria rindez pretendimet Antike”. Artikulli e publikuar plot 4 dekada më parë ngre alarmin mbi gjendjen se ku janë katandisur sot institucionet shkencore dhe akademike, aq sa e zbeh ndjeshëm (nëse situata nuk ndryshon) zhvillimin dhe perspektivën tonë kombëtare.

Artikulli i plotë i “New York Times” për Shqipërinë, i vitit 1982:

Fundjavën e kaluar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Qeveria Komuniste organizoi një konferencë mbi rrënjët etnike të kombit të vogël ballkanas, konferencë që mund të ndezë debate për pretendimet e saj territoriale ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë fqinje.

Qëllimi i konferencës, sipas Prof. Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ishte që të nënvizonte “vazhdimësinë dhe autoktoninë iliro-shqiptare të shqiptarëve në territoret e tyre historike”, të cilat ai i përcaktoi si të shtrira thellë deri në territoret serbe dhe malazeze të Jugosllavisë, si dhe në Greqinë veriore.

Profesor Buda, organizatori i konferencës së mbajtur 2-4 korrik, tha në një intervistë të fundit në televizionin shqiptar se konferenca do të nxirrte në dritë dëshmi të reja që tregojnë lidhjen midis shqiptarëve modernë dhe ilirëve (epoka para erës sonë).

Premisa se shqiptarët që nga kohët e lashta kanë pasur një atdhe që shtrihet përtej kufijve të tanishëm mund të kthehet në një shqetësim si për Jugosllavinë ashtu edhe për Greqinë, vende në të cilat ka pakica shqiptare.

Në rastin e Jugosllavisë, pakica shqiptare ka një lindshmëri shumë të lartë, (tani numëron 1.7 milion banorë). Shumica e tyre jetojnë në Krahinën e Kosovës, në verilindje të Shqipërisë. Që nga dimri i vitit 1981, Kosova ka qenë skenë e trazirave të përsëritura irredentiste, më e ashpra prej të cilave shkaktoi nëntë të vdekur.

Nën drejtimin e sekretarit të Partisë Komuniste, Enver Hoxha, udhëheqësi me pushtetin më të gjatë në Ballkan, prej disa vitesh në Tiranë po qarkullon harta e Shqipërisë së Madhe, që përfshin territore më shumë se dyfishi i Shqipërisë bashkëkohore.

Por Konferenca Kombëtare Kushtuar Prejardhjes së Popullit Shqiptar, Gjuhës dhe Kulturës së Tij, që mbahet nën patronazhin e zotit Hoxha, duket se i çon synimet kombëtare një hap përtej hartave. Shqipëria rifitoi kufijtë e saj të shtetit modern të sotëm, në vitin 1912.

Ndërsa shumica e studiuesve gjatë shekullit të kaluar duket se pajtohen që shqiptarët ndoshta rrjedhin nga ilirët e lashtë, një grup fisesh që u përhapën në bregdetin Adriatik deri në skajin e Italisë së sotme, dhe në lindje, deri në Danub. Konferenca pasqyroi për herë të parë se ky supozim akademik ka fituar një konotacion historiko-politik, në drejtim të pretendimeve territoriale shqiptare.

Në fakt, Profesor Buda pohoi se shqiptarët e sotëm – 2.7 milion në Shqipëri dhe afro 2 milion përtej kufijve – mund ta gjurmojnë origjinën e tyre drejtpërdrejt tek njerëzit e Gadishullit Ballkanik, të cilët janë shfaqur edhe para grekëve.

Ballkani është mbushur plot me kësisoj pretendimesh etnike, të prapambetura. Rumunët e sotëm kthehen në Dakë të lashtë, të cilët u pushtuan nga Romakët në shekullin e dytë; bullgarët e gjejnë veten te Trakët e lashtë; serbët kujtojnë një perandori mesjetare jetëshkurtër që shtrihej në pjesë të Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa grekët, pretendojnë se shtriheshin nga perëndimi deri në Gjilbraltar dhe nga lindja deri në Indi. Gjithashtu, ata pretendojnë një pjesë të Maqedonisë.

Pretendimet shqiptaro-ilire janë më të vjetra se periudha, kur ilirët u kolonizuan nga grekët në shekullin e shtatë p.e.s. Ato janë cituar nga Herodoti dhe historianë të tjerë grekë. Nën Mbretëreshën e tyre, Teuta, ilirët sfiduan Perandorinë Romake në zgjerim. U desh që të ndërhynte ushtria romake për t’i nënshtruar ata. Historia e shqiptarëve, ashtu si edhe ajo e fiseve ilire, ka qenë e mbizotëruar kryesisht nga mosmarrëveshje dhe luftëra të brendshme, kundër pushtuesve të huaj.

Një tjetër studiues shqiptar, i cili mbajti rol qendror në konferencën e Tiranës, ishte Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë. Ai është specializuar në gjurmimin e emrave të vendeve shqiptare nga ilirët. Prof. Mahri Domi, foli për “formimin e Gjuhës shqipe.” /Aranit Muraçi