Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është një nga kritikët më të ashpër të formatit Big Brother, ku kësaj here u shpreh se nuk e kishte menduar se do vinte një ditë që në televizionet shqiptare do të mbizotëronte rrugaçëria.
“Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!
Nuk e di se si ndjehen njerëzit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?! Nuk e di se si ndjehen kur shohin të heshtur të përdhunohet kaq barbarisht çdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?!
Të paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi të mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! “Fali o zot se s’dinë çka bajnë”!”, shkruan Çuli.
Ai edhe më herët është shprehur se ky format nuk po transmeton vlera, por anti vlerat e shoqërisë shqiptare.