“Samiti BE-WB ofron mundësi vetëm për braktisur gënjeshtrën e zgjerimit. Por kjo nuk do të ndodh. Sidoqoftë, BE nuk mund t’i shmanget një modeli të re të integrimit”, shkruan gazeta zvicrane Neue Zürcher Zeitung.
“Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë këtë: marrëdhëniet mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë thellësisht të pasinqerta. Ndërsa për këtë ndarje, fajin primar e ka BE-ja”, vazdhon më tej shkrimi i kësaj gazete.
Neue Zürcher Zeitung, shkruan se Ballkani Perëndimor nuk ka iluzione sa i përket zgjerimit të BE-së, sepse krejt çka kanë dëgjuar ata është një retorikë për “perspektivë evropiane” dhe ”vlera të përbashkëta”.
“Ursula von der Leyen përsëriti frazën boshe, që realisht vetëm sa ua shpifë qytetarëve të këtij rajoni”.
“Trillimi i zgjerimit të plotë të BE-së duhet së pari të braktiset, për të bërë hapa tutje. dhe nga ky moment i së Vërtetës (të vërtetë të cilën të gjithë e dinë) shumë duken të frikësuar. Kjo sepse Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së e dinë se më nuk do të kishin influencë në rajon. Por kjo influence veçse është e dobët tashmë, siç edhe u pa në konfliktin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan gazeta zvicrane.
BE mund të jetë një faktor fuqie vetëm nëse ofron një ofertë të besueshme dhe tërheqëse për rajonin. Vetëm atëherë do të ketë instrumentet e stimujve dhe do të ketë në dorë opsionet e sanksioneve me të cilat mund të ndikojë në sjelljen e vendeve partnere në Ballkan, shkruan në artikull.
Sipas tyre, kjo gjithashtu ka kuptim sepse Serbia, vendi më i rëndësishëm në rajon, ndërkohë po i ofrohet hapur Kinës. Beogradi përfiton nga mbështetja kineze dhe në këmbim luan rolin e postit të Pekinit në kufi me BE.
Duke u bashkuar me Zonën Ekonomike Evropiane, BE tashmë ka një model që mund t’u ofrojë këtyre vendeve të Ballkanit. Anëtarësimi lidhet me kushtet që kërkojnë reforma të gjera nga të 6 vendet. Por këto kushte mund të përmbushen – ndryshe nga ato që lidhen me anëtarësimin në BE.
Vetëm në këtë mënyrë historia e “perspektivës evropiane” mund të rimarrë përmbajtjen e saj të vërtetë, përfundojnë ata.(ap)