Demokratët e Qarkut të Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Megjithe deklaratat e forta, perbetimet per besnikeri ndaj PD dhe sulmet ndaj Rames, Lefter Maliqi nuk eshte ne listen prej 26 emrave qe do te garojne neser ne qarkun e Beratit. Tani i ka mbetur vetem LSI si opsion!
Dega Berat
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.ASTRIT VELIAJ
5.DENIS SAHATCIU
6.DRITAN HAZINEDARI
7.ENO QANA
8.KASEM MAHMUTAJ
9.MUHARREM HOXHA
10.NAMIR LAPARDHAJA
11.OLTION MERDARI
Dega Poliçan dhe Skrapar
1.ANILA KORONI (POLIÇAN)
2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN)
4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)
Dega Ura-Vajgurore
1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA
Dega Kuçovë
1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë, bën me dije PD në njoftimin e saj.
Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës.
Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.