osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nesër rinis “lufta” në parlament, opozita ka paralajmëruar vijimin e betejës me tymuese e flakadanë

Nesër rinis “lufta” në parlament, opozita ka paralajmëruar vijimin e betejës me tymuese e flakadanë

Qeveria dhe opozita ritakohen të hënën në parlamentin që vitin që lamë pas u mbyll mes tymueseve, barrikadave me karrige dhe miratimit të ligjeve pa asnjë diskutim. Rinisja e jetës parlamentare nga shumica e deputetëve demokratë nuk premton ndryshime të menjëherëshme. Mosbindja civile do të vazhdojë, por këtë herë pa Sali Berishën të arrestuar në shtëpi.

“Vijimi i aksionit të opozitës në parlament”, tha Bardhi.

Protestës dhe bojkotit të pjesës më të madhe të opozitës, qeveria do t’i përgjigjet njëjtë.

“Për sa kohë përballë do të kemi boks, mundje, hedhje disku, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhshme olimpike, neve do të votojmë dhe do të largohemi”, tha Rama.

Pushimet e dimrit nuk i fikën tymueset, pëkundrazi u ndezën edhe më fort pas deklaratës së Edi Ramës për bërjen pa opozitën të reformës më të rëndësishme politike, atë zgjedhore.

Përtej paralajmërimit të kryesocialistit që më shumë i ngjan një kërcënimi, “zgjedhorja” kërkon konsensus. PS nuk i zotëron e vetme 84 votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet e kërkuara në kodin zgjedhor nga Gjykata Kushtetuese, siç është mënyra e zgjedhjes së deputetëve për parlamentaret e 2025-ës.

84 votat nuk janë një kusht vetëm për reformën zgjedhore. Peng i bashkimit të kartonëve jeshilë mbetet amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetuesen” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit që politika e kërkon por nuk po e gjen që prej 2022-it.

E hëna e parë e parlamentit do të rikthejë edhe Lulzim Bashën që heshtjen e prishi sapo Sali Berisha u arrestua brenda shtëpisë së tij. Do t’i mbetet ditëve në vijim për të parë se çfarë roli do të marrë në krizën mes qeverisë dhe shumicës së opozitës.