Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kështu, edhe gjatë seancës së nesërme parlamentare, ku do të prezantohet raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama pritet të mungojë.
Po ashtu, drejt Francës, do të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti por jo si pjesë e përfaqësuesëve të qeverive Europiane por thjeshtë i ftuar nga Macroni në darkën që do shtrohet për delegacionet pjesmarrëse.
Të enjten në mbrëmje kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum raporton qeveria e Kosovës.