Kur duhet edhe 1 ditë nga 13-vjetori i vrasjes së protestuesve të opozitës më 21 janar 2011 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kur në qeveri ishte Sali Berisha, ai ende “kërkon” të vihet drejtësi për vrasjen e tyre nga plumbat e pushtetit apo të drejtuesit të grushtit të shtetit Edi Rama.
Ndaj Saliu në pamundësi për të vendosur lule në vendin ku vrau katër qytetar, nesër ai ka pregatitur fjalimin e dhimbshëm për vrasjen e tyre me pistoleta çadër dhe armë nga më të sofistikuar, të agjentëve të Ramës në mes të protestuesve, e për këtë arsye ai do kërko edhe njëherë drejtësi.
Ai thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për vrasjen e tyre, dhe do bëjë thirrje që ngjarja të zbardhet në të gjithë dimensionin e saj.
Në një kohë kur Gjykata e Strasburgut me vendimin e saj i hapi rrugë rihetimit të 4 vrasjeve, ai ka shkruar se ndihet të lehtësuar me këtë fakt, e se tashmë i takon drejtësisë të vërë drejtësi.
“Kam një qëndrim konstant për 21 janari. Që në 2011 kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Të zbardhet e vërteta për 21 janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarjes. Ndihemi të lehtësuar nga vendimi i gjykatës së Strasburgut.
Tanii takon drejtësisë të bëjë drejtës dhe megjithse kjo drejtësi është e kapur nga Edi Rama unë kam djemtë e mi malësor aty që nuk tremben nga asgjë, që nga Dumani e Premçi te Dibra e Mara me shokë që do bëjnë gjithçka për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar pas hekurave autorin e vërtetë të grushtit të shtetit të 21 Janarit dhe vrasësit të vërtetë të protestuesve, diktatorin e komunizmit Edi Rama me bashkëpuntorin e tij Lul Brava. /Ekskluzive.al