Teksa ditën e nesërme mbushen plot 10 vite nga ngjarja që tronditi mbarë vendin, protesta e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër protestues, Policia e Tiranës bën lëvizjen e papritur.
Policia e Tiranës ka kërkuar që të rihapet dosja e “21 Janarit”. Kërkesa e policisë i është dërguar Prokurorisë, në 10-vjetorin e ngjarjes së rëndë.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën, vitin e kaluar.