a herë flitet pë pasuritë e gjyqtarëve, mendja të shkon fillimisht te orët e shtrenjta, bizhuteritë apo makinat e luksit. Në fakt, në rastin e një gjyqtareje në Korçë nuk bëhet fjalë për këto, por për vilë trekatëshe, lokal dhe një pikë karburantesh.
Por kur vila e një gjyqtareje ia kalon jo vlerës së makinës së Donald Lu, e sa e sa makinave: Në çfarë mase është e korruptuar?
Kjo super-vilë-biznes e rikonstruktuar në qytetin e Korçës, sipas disa mediave e publikuar që në 2015-ën, është në pronësi të Kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti dhe e bashkëshortit të saj, Drejtorit të Ujësjellësit në Korçë, Petrit Tare.
Rikonstruksioni i vilës thuhet se ka kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove. Ndërsa në katin e parë të godinës ndodhet një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.
Përgjigjia do të vijë shpejt. Entela Prifti do të kalojë në sitën e Vetting-ut më 8 tetor, ora 10:30. Entela Prifti, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me një trupë gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja.