Gazetari Frrok Çupi ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike.
I pyetur se çfarë do të ndodhë tashmë me Partinë Demokratike (nisur nga fakti që Gjykata e Tiranës njohu statutin e Kuvendit të 11 dhjetori), analisti u shpreh se nëse Berisha do të marrë kryesinë e PD-së, ajo parti vdes në moment. Sipas Çupit, PD duhet të shpërbëhet për të mirën e vendin.
“Në të gjitha rrethanat e pret shpërbërja. Nëse Berisha do të marrë kryesimin e PD-së, ajo vdes që në atë moment është krejt e papranueshme prania e tij për supefuqitë dhe për Perëndimin, ai shkakton një tërmet të madh pasi në mendjen e njerëzve është dëbuar nga shoqëria.
Nëse ky rri mbrapa, duke bërë presion do të ketë luftë civile. Sa kohë ka Berishë nuk ka PD. Mendoj se nuk bëhet kjo gjë me idenë e bashkimit.
Këto janë ide që nuk kanë funksionuar kurrë, pasi bashkohen tek ideja dhe kauza. E vetmja kauzë është të djegim PD të vijë Berisha, kjo është e pamundur. PD duhet të shpërbëhet për të mirën e vendit.”- u shpreh Çupi.