Neritan Ceka është infektuar me COVID-19.
Ai ndodhet i shtruar në shtëpi pasi nuk ka pranuar të shtrohet në spital për të marrë trajtimin mjekësor.
Përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.
Mësohet se edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozotive.
Por edhe ajo, ashtu si i shoqi, po kurohet nga shtëpia.
Raportohet se Ceka dhe e shoqja kanë pasur shqetësime prej nëntë ditësh, por pavarësisht kësaj, kanë refuzuar shtrimin në spital.