Sërish lëkundje në nëntokën shqiptare. Kësaj radhe janë shënuar dy lëkundje me magnitudë 2 ballë pasdite dhe 3.3 ballë të shkallës rihter mbrëmjen e djeshme në orën 22:42 në Elbasan.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 km në lindje të qytetit të Elbasanit, ndërsa thellësia ishte 8 km sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave.
Vetëm në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, ndërsa janë dëmtuar disa banesa.
Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.