osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nëntë vjet pas futjes së euros! Pse banorët po largohen masivisht nga ky vend i BE-së?

Nëntë vjet pas futjes së euros! Pse banorët po largohen masivisht nga ky vend i BE-së?

Letonia ishte vendi i parafundit që prezantoi euron si monedhë të saj dhe nëntë vjet më vonë qytetarët e saj vazhdojnë të largohen nga shteti baltik me 1.9 milionë banorë, duke u ankuar për çmimet e larta dhe mungesën e vendeve të punës.

“Pas futjes së euros në vend, ne u tronditëm nga çmimet e reja”, thotë Lubova Sela, një pensioniste 65-vjeçare në kryeqytetin Riga.

“Më parë, ne mund të blinim shumë më tepër gjëra me paranë tonë sesa mundemi tani me euro”.

Letonia hyri në eurozonë më 1 janar 2014 dhe Lituania fqinje bëri të njëjtën gjë një vit më vonë.

Aiva Strelca, asokohe një studente 16-vjeçare, ishte me pushime dimërore dhe e kujton mirë natën e Vitit të Ri në të cilin lati(paraja vendase) u zhduk.

“Ndërsa prisnim Vitin e Ri në shtëpi, babai doli në kopsht, hapi një gropë dhe vendosi një kuti me lata”, thotë Strelca. “Nuk donte t’i ndërronte me euro. Ai thoshte se një ditë do të na duhej sërish. Se do të vlejnë sërish në të ardhmen”.

Rënia e BRSS

Letonia fitoi pavarësinë në 1991 me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe në 1994 fiksoi kursin e saj të këmbimit në markën gjermane dhe më pas në euro. Kështu, ajo mbajti inflacion të ulët dhe nuk përdori politikën monetare për të stimuluar eksportet dhe punësimin.

Në vitin 2000, ajo kishte pothuajse 2.4 milionë banorë. Që atëherë, ajo ka humbur rreth gjysmë milioni prej tyre.

Shumë prej tyre emigruan në vendet e tjera anëtare të BE-së në kërkim të një jete më të mirë.

Anna, vajza e Lubova Selës, katër vite më parë shkoi të jetojë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ku punon si gazetare. Ajo beson se qeveria letoneze futi euron për arsye politike.

“Futja e euros ishte një çështje sigurie për Letoninë,” thotë ajo. “Shpjegimi jozyrtar ishte se Perëndimi do të ishte më i motivuar për të na ndihmuar në rast të një kërcënimi nga Rusia nëse do të hynim në zonën e monedhës së përbashkët. Ishte një lloj mburoje kundër ndikimit të Rusisë”.

Kroacia është anëtarja e 20-të e eurozonës

Valdis Dombrovskis, kryeministri i Letonisë që futi vendin në Eurozonë, dhjetë muaj më vonë u emërua nënkryetar i Komisionit Evropian në Bruksel. Ai është komisioneri evropian për ekonominë, ndaj sot detyra e tij është të promovojë idenë e eurozonës.

Në fillim të korrikut, ai përshëndeti vendimin e qeverisë kroate për futjen e euros.

Të dielën, Kroacia u bë anëtarja e 20-të e eurozonës.

Letonia dhe Lituania, së bashku me Bullgarinë, janë vendet me pabarazitë sociale më të larta në BE, sipas zyrës statistikore Eurostat.

Koeficienti Gini, të cilin ekonomistët përdorin për të matur diferencën midis njerëzve më të pasur në vend, si politikani Dombrovskis, dhe më të varfërve, si pensionistja Lubova, ishte 35.1 për qind në vitin 2020. Koeficienti 0 për qind do të thotë që të ardhurat shpërndahen në mënyrë të barabartë mes të gjithë qytetarëve, ndërsa 100 për qind tregon pabarazi maksimale.

“E vetmja gjë pozitive është se ne nuk kemi pse të ndërrojmë para kur udhëtojmë në shumë vende të BE-së”, thotë Lubova në Riga.

Danimarka dhe Suedia nuk e futën euron

Megjithatë, kur ajo udhëton në Varshavë për të vizituar vajzën e saj Anna, nuk do të thotë asgjë për të, sepse Polonia, edhe pse anëtare e BE-së, nuk ka ndërmend të prezantojë euron.

Edhe anëtarët më të vjetër të BE-së, demokracitë e përparuara, Danimarka dhe Suedia, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga monedha e tyre sepse duan të menaxhojnë politikën monetare në mënyrë të pavarur.

“Është vendimi i tyre. Ata duhet të pyeten për këtë”, përgjigjet Martinš Kazaks, Guvernator i Bankës Qendrore të Letonisë.

Kazaks, në postin e guvernatorit që nga dhjetori i 2019-ës, thonë se fillimisht në Letoni, shumë qytetarë kundërshtuan futjen e euros, duke besuar se nuk ishte mirë për ta.

“Mbështetja, megjithatë, është e madhe sot: anëtarësimi në Eurozonë ishte një vendim i mirë, ekonomikisht dhe gjeopolitikisht”.

“Për shembull, gjatë krizës globale financiare dhe recesionit në vitin 2008, ne nuk mundëm të merrnim burime financiare në treg, kështu që duhej t’i drejtoheshim institucioneve ndërkombëtare (FMN) për ndihmë. Dhe gjatë krizës me koronavirusin e vitit 2021, ne morëm hua pa probleme në tregun financiar dhe kështu mbështetëm ekonominë tonë. Të qenit pjesë e Eurozonës është një mburojë e madhe kundër paqëndrueshmërisë në tregjet financiare. Kështu mund të marrësh hua më lirë”, shton ai.

Stiglitz: Kroacia duhet të priste me futjen e euros

Disa ekonomistë, si laureati i Nobelit, Joseph Stiglitz, besojnë se Kroacia duhet të kishte pritur për të futur euron për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe virusi korona, por Kazaks beson se qeveria kroate veproi mirë.

Që nga vitet 1990, Kroacia, ashtu si Letonia, nuk ka dashur të përdorë fleksibilitetin e politikës monetare për të stimuluar rritjen ekonomike.

“Dhe vendet e Eurozonës janë partneri ynë kryesor tregtar. Me futjen e euros ne jemi bërë më të integruar ekonomikisht dhe politikisht në BE, kështu që arsyet e anëtarësimit janë ekonomike dhe gjeopolitike”, vëren Kazaks.

Shkalla e papunësisë në Letoni është 7.1 për qind, ndërsa shkalla mesatare në BE është 6 për qind.

“Shoqëria beson gabimisht se politika monetare do të zgjidhë të gjitha problemet”, thotë guvernatori.

“Kjo mund të ndihmojë, si një shtesë, por qeveritë duhet të marrin vendime të vështira në mënyrë që ekonomia dhe të ardhurat të rriten,” shton ai.

Kostoja e jetesës në Letoni është rritur me 20.1 për qind në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Edhe për shkak të rritjes së kërkesës për produkte dhe shërbime për shkak se qytetarët kanë dalë nga “bllokimi” i shkaktuar nga koronavirusi.

Letonia është vendi i katërt në BE sipas nivelit të inflacionit.

Aiva Strelca e priti me modesti Vitin e Ri pranë babait të saj, i cili ende po i ruan në lulishte latat e varrosura.

“Babai është ende i bindur se do të na duhen më shumë”, thotë ai. /tesheshi.com/