osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nënës që nuk e la vendin ku balta i dukej më e ëmbël se mjalta e “atdheut” të birit të saj!

Nënës që nuk e la vendin ku balta i dukej më e ëmbël se mjalta e “atdheut” të birit të saj!

Nga Anri Bala

A i mban mend kur të gjithë ishin aty, përballë teje duke të parë me admirim dhe brohoritur në kor, teksa ti ngrije fuqishëm peshat njëra pas tjetrës, për të lartësuar përgjithmonë emrin tënd në majën e Olimpit?! Me sa duket, mbi Olimp të paskan pritur çakërqejf zotat, duke mos të të konsideruar si birin e tyre, përderisa asnjëri nga ato nuk të shpjegoi se “parajsa ndodhet nën këmbët e nënës”!

Ndryshe nga ti, nëna e juaj nuk pati pranë “askënd” kur u shemb mbi dhe, qoftë për t’i dhënë sadopak ndihmë atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë dhe kjo më trishton shumë. Më trishton shumë, sepse nëna juaj i meritonte të gjitha mirënjohjet para largimit nga kjo jetë… sepse kampionët e vërtetë nuk përcillen me lot, por me lule dhe duartrokitje.

Nëna juaj meritonte dy medalje olimpike, njërën duhet t’ia jepje ti, pasi të rriti me mundime dhe tjetrën t’i,a jepnim ne pasi nuk pranoi kurrë të largohej nga Shqipëria, nga atdheu i saj ku jetojnë edhe shqiptarë, edhe grek, edhe arumunën, edhe dukagjinas, edhe kuçjotë, edhe sarandiotë edhe… kushdo që dëshiron të jetoj në tokën e paraardhësve të tij me breza dhe vite.

Atdheu është toka që ka rritur pemën tënde qindra vjeçare, të mbushur me breza dhe emra të gjakut tënd, të sojit dhe radhës së paraardhësve. Ndaj nëna juaj ndjehej mirë në Himarën e saj, në atdheun e saj Shqipëri, aty ku ishte lindur, rritur, mërzitur, gëzuar, martuar dhe jetuar si çdo zonjë shqiptare…

Asaj nuk i hynte në sy shkëlqimi i rremë i lavdisë, ishte e kënaqur me zjarrin bubulak dhe avullin e kazanit të rakisë, që piqet e pihet vetëm në Shqipëri. Aty për fatin e keq të saj humbi jetën e ndoshta jo pa një motiv, por për t’i treguar gjithë botës, por edhe ty, se kush është atdheu i saj… ai i të parëve.

Ironikisht ky vend nuk i dha asnjë medalje nënës tënde… ndryshe nga ti, që të rriti, stërviti e lartësoi, duke u bërë gjithçka… vetëm grek jo!

Mohimi juaj është tipik i ati djali, që mendon se është i adoptuar dhe braktis prindërit që e kanë rritur dhe ngrohtësinë e asaj shtëpie që i ka hyrë në deje që në lindje. Vërtet është mëkat i madh të mohosh dashurinë prindërore dhe të mallëngjehesh dhe gëzohesh pas iluzioneve të të gjeturit të një babai ose nëne, që nuk të kanë njohur kurrë, por të joshin e sajdisin kur bëhesh burrë vetëm se ata janë dy të moshuar të “këputur”, që u duhet fuqia jote.

Ti nuk mohove Shqipërinë, sepse Shqipëria dhe Eladha jote janë nocione gjeografike, emra shtetesh, por mohove mëmë-dheun dhe at-dheun! Ndaj, kur mësova për nënë tënde se nuk u gënjye kurrë nga shkëlqimi i një bote që nuk i përkiste asaj, ndjeva një respekt pakufi dhe një dhimbje të madhe për atë zonjë, që meritonte shumë ndere dhe respekte… dhe keqardhje për ju, që nuk e meritonit si nënë… sepse nuk i ngjani!/Ekskluzive.al