Nga Amarildo Pregapuca
Shpresoj se do vij ne shtepi, pergjithmone.
24-vite larg vendit qe se nderrova kurre dot me asnje, njerzve qe ta cajne trapin, por qe dhe ne me te keqen e tyre, me mungojne..Dhe jo se jam mesuar me te keqen, por dhe e keqja e tyre ka pasion, ndersa e mira eshte aq perfekte.
Vertet jam nje qenie e thjeshte, sic e kam pershkruar ne nje poezi..pra pak primitive, gje qe skam pse ta fsheh, eshte ndoshta gjeja me e mire e mbetur.
Natyrisht kam ndryshuar shume, shume gjera i shikoj ndryshe, i perjetoj ndryshe dhe shume zgjidhje i shikoj ndryshe, nga ç’mund ti shihja pa kete eksperience qe nuk eshte se e kerkova, por shume gjera nuk i kerkojme dhe vijne.. dhe s’bejne keq qe vijne..
Ne fund te fundit, nga kjo jete marim perjetimet dhe mesimet, asgje tjeter, ku me te shumtat e tyre, vijne pa i kerkuar.
Por prap kam ngelur qenie e thjeshte, ku shume pak gjera mund te kalojne pa me bere pershtypje apo pa i perjetuar..nga nje ulerime, tek nje kenge, nje feshferitje, shi apo buzeqeshje, si dhe lot…dhe kjo eshte si rrjedhoje e asaj qe quaj shtepia ime, qe eshte vendi dhe njerzit e mi.
Do doja sinqerisht qe shume Shqiptar te iknin, ata me halle, ata me paqartesi dhe te tere ata qe kane ne tru nje vend tjeter si idealen e tyre..tek keta fus dhe trap-çaresit, te cilet jane te fundit qe duan te largohen por te paret qe e thone nga mengjesi ne darke.
Te iknin te gjithë Konicat, të gjithë Mit’hatat të gjithë ata qe bejne fajtor kete popull, intelektin, krenarine apo shpirtin e revoltes apo të së bukures..
Mos harrojme, nuk ka vend tjeter ne bote qe paguan per trap-çares, ndaj nuk ikin se e dine kete..
Por hej.
Nese do te iknin, do mesonin shume, ca nga ekperienca, ca nga dhimbjet qe do ndjenin per njerzit dhe vendet e dashura qe do ju mungojne..dhe do ktheheshin me te aresyeshem, pak me normal domethene.
Te pershkruash jeten e një emigranti te sukseshem dhe eshte dhimbje, qofte dhe ne vet shperfytyrimin e tij, por me te shumtet nuk jane dhe e vetmja gje qe perdorin si katalizator te mos çmendjes eshte drejtimi i gishtit tek te “keqiat” qe ka shtepia e tyre, atdheu yne.
Ja kuptoj vuajtjen.
Por per te gjithe ata qe do te kthehen apo duan te kthehen, kam vetem nje keshille..
Nenes nuk i tregohen rrudhat dhe plaget, nese s’ja sheron dot, hesht dhe puthi duart.