Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, gruas së kryeministrit Edi Rama është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e solli në jetë fëmijën ditën e sotme, teksa bëhet e ditur edhe gjinia. Është djalë!
Vajza e Linda Ramës (nga martesa e saj e parë) ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke ruajtur hermetikisht jetën e saj private. Në një kohë kur po përcillet me shpejtësi lajmi i gëzueshëm për familjen Rama, mediat theksojnë se nuk dihet asgjë rreth partnerit të Reas. Kush është babai i fëmijës?
Nga burime të sigurta, Zoom.al zbulon se prej kohësh, Rea bashkëjeton me E.Xh., pronari i një lokali të njohur në rrugën “Mustafa Matohiti”, apo e njohur ndryshe si “Rruga e Salës”.
Lokali ka qenë kohët e fundit mjaft i frekuentuar edhe nga vetë kryeministri Rama.
Rea Xhillari është vajza e Linda Ramës dhe Thanas Xhillarit, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Rea ka studiuar jashtë Shqipërisë për arkitekturë dhe zotëron një biznes, laborator dizajni.