Numri i viktimave nga përmbytjet në Ankona shkon në 11. Zjarrfikësit janë angazhuar në kërkimin e të zhdukurve. Ata kanë identifikuar trupin e pajetë të 47-vjeçarit nga Acervia, makina e të cilit u gjet të premten në lumin Misa. Ende i zhdukur Mattia, 8 vjeç dhe 56 vjeçarja Brunella Chiù, e cila ishte në makinë me vajzën e saj, 17-vjeçaren, Noemi Bartolucci (në foto). Ato u përpoqën të largoheshin me makinë, por i mori rrjedha dhe nuk janë gjetur ende.
Po kërkohet veçanërisht në zonën Barbara-Castelleone të Suasa-s, megjithëse kushtet e motit nuk ndihmojnë për shkak të stuhive të reja dhe madje një tornado-je. Prefektura e Pescara raportoi për 3 të plagosur gjatë ditës së sotme nga rrebeshi i së shtunës, të cilët ndodhen të shtruar në spital. Shumë njerëz janë larguar nga zonat e rrezikut. Prefektura e qytetit më të madh italian, përtej Adriatikut, ka ngritur alarmin duke bërë një bilanc pas operacioneve të shpëtimit.
Moti i keq goditi sërish Italinë të shtunën më 17 shtator, ndërsa meteorologët thonë se kushtet e e trazuara të motit do të vijojnë, duke përfshirë tërë rajonin. Pas përmbytjeve të mëdha të ditëve të fundit, sot tornadoja goditi provincat Pesaro dhe Urbino dhe Ancona. Zona u përfshi nga rrëqethje të forta ere dhe stuhi që shkaktuan dëme dhe shqetësime, deri edhe në rënien e pemëve në rrugët në Jesi, Fano dhe Pesaro. “Era është shumë e fortë dhe po thyen pemët. Ne i inkurajojmë të gjithë të qëndrojnë brenda nëse është e mundur, derisa të mos ketë furtunë.” Ky është apeli i kryebashkiakut të Pesaros, Matteo Ricci, dhe nënkryetarit Daniele Vimini.