Vaji i “Kortezhit të dhimbjes shqiptare” padyshim ishte mesazhi më i pacipë dhe pakuptim në foltoren e Berishës. Aktore dhe aktiviste të PD-së, veshur në të zeza kanë kënduan këngë vaji kushtuar birit të humbur apo dhe shpresës së vrarë të shqiptarëve.
Mirëpo këto sorra duhet ta këndonin poshtë podiumit dhe ballëpërballë me njeriun që i kishte mbledhur aty për hallin e tij. Djemtë kanë humbur dhe janë zhdukur në kohen e doktor Mortjes.
Shpresat e shqiptarëve nuk kanë vdekur por janë rivitalizuar dhe i vetmi defekt është se janë për njereëz dhe jo për korba dhe kukuvajka.
Nënat dhe motrat e Tropojës, të ©erdecit, të 21 Janarit dhe dhe të 97-ës i ka veshur me të zeza Sali Berisha dhe nuk e di askush se për cilat nëna vajtonin kukuvajkat.
Ndërsa nëse këto kukumjaçka qanin për djemtë që ikin largë Shqipërisë, për një jetë më të mirë, do ishte çmenduri, sepse deri sot nga këto ikje asnjë nënë nuk është veshur me të zeza por shumica kanë rregulluar jetën falë bijve të tyre në emigracion.
E drejta e lëvizjes është një nga pikat kryesore të Kartës së famshme të drejtave të njeriut ndaj çdo pengesë frenim apo tentativ e padëshiruar dhe antiligjore quhet krim. Ndërsa ta imagjinosh që një i ri shqiptarë do t’i krijohen kushte si vëndi më i varfëri i BE-së është çmenduri dhe njëkohësisht fyerje inteligjence për cilin do që i dëgjon.
Kukuvajka Adriana Tolka. ftuar në studion e News24 tha se këngën e kishte krijuar vetë ajo, enkas për protestën ndërsa miratimin dhe pëlqimin e kishte dhënë dhe kryefajtori Sali Berisha, që nuk e ka kuptuar se ajo këwngë ishte posaçërisht për atë dhe tifozin e Selltikut, “pirranjën” me fëmijtë refugjat me pagesë në Londër
Mes të tjerash, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës, kukuvajka tha se për një çast mendoi se mos kryetarin e PD-së, e kishin qëlluar me plumb.
Meqenëse aleanca për mbrojtjen e teatrit të shembur ka qenë në ballë për të mbrojtur gazermën italianne me emrin teatër dhe tani vazhdon qëndresën për t’i risjellë ato dy godina siç ishin, kjo një ëndërr etë marrëve, Budina 1-2, Malko, tritolistja Kalaja, apo aktori klloun që drejtonte protestën Liçaj’, do bënin mirë të qanin natë ditë dhe nuk i heqin kurrë ata rroba, nëse rikthehet edhe njëherë autori dhe stilisti i vërtet që ua ka dhuruar.
Ja çfarë tha kukuvajka me të zeza korb:
“Vetë ne me artistët që ishim aty, Budinën, apo dhe Liçajn dhe me propozimin e avokates sonë, Adriana Kalaja, që është në ballë të aksionit të tanishëm. Ishte ideja e saj që protesta të niste me një kortezh që mban vaj për bijtë, nënat apo gratë që mund të ketë humbur jetën larg familjeve.
Zoti Berisha e cilësoi si himn dhe unë e çmoj vlerësimin. Protesta ishte në kushte të vështira, pasi nuk kishte një skenë të mirëfilltë. Ne donim që ta këndonim dhe në anglisht, donim të jepnim mesazh.”
Por kukuvajkat nuk përcollën asnjë mesazh, vetëm se u kujtuan shqiptarëve ditët e zeza të 96-ës, 97–ës, 98-ës, 2011–ës dhe i bënë të mos u vinte aspak keq për plakun 80 vjeçarë, që u godit pikërisht sepse ka harruar se kush është. /Ekskluzive.al