Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima, ka reaguar për vdekjen e nënës së tij disa ditë më parë. Nëna e Pirros, Lefteria, ndërroi jetë të premten nga një arrest kardiak në moshën 75-vjeçare.
Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar dhe vetë ish-sportisti. Ai shkruan disa rreshta në rrjete sociale dhe e cilëson të ëmën si një grua të fortë dhe të përkushtuar.
“Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.
Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë ”, shkroi Dhima.