Emocionet kanë mbërthyer vendin, teksa na ndajë pak orë nga sfida e rëndësishme Shqipëri-Çeki që do mbahet në stadiumin Air Albania.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, po vijnë në Tiranë për të mbështetur kombëtaren shqiptare.
Kurti ka postuar një foto, ku shihet me Jasharin në makinë, teksa shkruan “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”.