I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të një hoteli në Mitrovicë, është Visar Behrami, 27 vjeçar nga Mitrovica.
Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasditës së të hënës.
Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.
Është bërë e ditur se prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.