Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të realizuara darkës së zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë dakë kanë marrë pjesë udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s dhe partneret e tyre. Vetë Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Rama udhëtoi drejt SHBA-së për të marrë pjesë në samitin e NATO-s i cili nisi më 9 korrik dhe zgjat deri më datë 11. Nga ky samit deri më tani janë dhënë disa njoftime të rëndëishme sa i takon luftës në Ukrainë, por dhe paqes dhe stabiliteti në glob.