Kryeministri Edi Rama nesër në orën 11:00 do të pritet në një takim nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të lobimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Emmanuel Macron u shpreh skeptik përpara Parlamentit Europian ku u prezantua progres-raporti vjetor, lidhur me ecurinë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Ai kërkoi ndaljen e procesit të zgjerimit drejt vendeve të rajonit, pasi BE ka vetë nevojë të reformohet.
BE pritet të marrë një vendim në mes të muajit qershor për Shqipërinë, por shqetësuese mbetet vendimmarrja e shteteve skeptike të BE si Gjermania dhe Holanda por edhe Franca. Vizita e Ramës në Francë vjen pas asaj në Gjermani pak javë më parë.